ShBA-ja fajëson Iranin për sulmin ndaj anijeve të Arabisë Saudite

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Kishte 487 kg duhan kontrabandë, një person ik në drejtim të Maqedonisë së Veriut kur sheh policinë

Policia kufitare në mes të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut dje në fshatin Krivenik...

Raportohet një rast dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se viktima femër shtetase e huaj ka raportuar se ka...

Hetuesit amerikanë besojnë se Irani ose grupet që përkrahen nga ky shtet kanë përdorur mjete shpërthyese për t’i dëmtuar katër anije pranë brigjeve të Emirave të Bashkuara Arabe.

Raportohet se ekspertët ushtarakë kanë shkuar në vendin e sulmit dhe gjetën nga një vrimë të madhe në secilën prej anijeve. Megjithatë, nuk është gjetur ndonjë dëshmi që tregon se Irani është përfshirë në këtë incident. Shtetet e prekura ende nuk kanë dhënë deklarata për ta fajësuar një palë të caktuar.

Incidenti i ka shtuar tensionet mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuara. Rreth një e pesta e karburanteve që shpenzohen në nivel botëror kalon përmes hapësirës ku ndodhi ky sulm. Muajin e kaluar, Irani kërcënoi se do ta mbyllë Ngushticën e Hormuzit, nëse këtij shteti i ndalohet shfrytëzimi i saj.

Ministria e jashtme e Emirateve të Bashkuara Arabe tha se katër anije komerciale janë vënë në shënjestër të një sulmi sabotues afër portit të Fujairas, pranë Ngushticës së Hormuzit.

Ministri i energjisë i Arabisë Saudite njoftoi se njëra nga anijet e sulmuara ishte duke shkuar për të marrë naftë që më pas do t’i shitej Shteteve të Bashkuara, shkruan “BBC”, transmeton Gazeta Express.

SHIKO MË SHUMË

Zbulohet se sa do të jetë “kostoja ditore” nga shembja e urës në Baltimore

Shembja e urës Francis Scott Key në Baltimore pasi u godit nga një anije...

Bursa e Turqisë goditet nga një tërmet 5.1 ballë, u ndje edhe në Stamboll

Sipas informacioneve në faqen e Presidencës së Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD), një...

Reshjet e mëdha të borës pengojnë udhëtimet në Gjermani, Zvicër dhe Austri, qindra fluturime janë shtyrë ose anuluar

Reshjet e dendura të borës kanë ndikuar në ndërprerjen e udhëtimeve në Gjermaninë jugore...