SHBA-ja e ka pranuar se e ka kryer një sulm në lindje të Sirisë, në të cilin u vranë dhjetëra anëtarë të Forcave Siriane që po e luftonin ISIS-in.
Koalicioni që udhëhiqet nga SHBA-ja ka thënë se gabimi i 17 shtatorit kishte për qëllim t’i godiste pozicionet e ISIS-it, transmeton Express.
Aeroplani luftarak i koalicionit nga Britania e Madhe, SHBA-ja, Danimarka dhe Australia ishte i përfshirë në atë sulm.
Sulmet ishin ndalur vetëm pasi që Rusia e kishte njoftuar SHBA-në se po i godiste Forcat Siriane dhe jo ISIS-in./Express/


