SHBA-ja e kritikon ashpër Rusinë, i kundërpërgjigjet me vendosje të raketave në rajon

PUBLIKUAR

Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Jim Mattis, e ka kritikuar mbrëmë Moskën duke e quajtur destabilizuese rritjen e prezencës së ushtrisë ruse afër shteteve baltike.

Ai ka sugjeruar se Shtetet e Bashkuara mund të vendosin raketa “Patriot” në rajon për ushtrime të ushtrisë amerikane këtë verë, transmeton Express.

Aleatët e SHBA-së janë të shqetësuara para lojërave të luftës të Rusisë dhe Bjellorusisë në shtator të këtij viti, të cilat mund të përfshijnë deri në 100.000 trupa dhe ushtrime me armë bërthamore – që do të jetë ushtrimi më i madh i këtij lloji që nga viti 2013.

Rusia e ka vendosur raketa “Iskander” në Kaliningard, enklavën e saj në Derin e Zi.

Sipas saj, vendosja e këtyre raketave ishte pjesë e ushtrimeve të zakonshme ushtarake, por zyrtarët amerikanë shqetësohen se kjo mund të përbëjë përditësim të përhershëm të kapacitetit raketor të Kaliningardit.

“Çfarëdo rritje e tillë është thjesht destabilizuese,” ka thënë Mattis në Lituani kur është pyetur për vendosjen e raketave nga Rusia.

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...