SHBA-ja dërgon më shumë aeroplanë luftarakë për të patrulluar hapësirën ajrore gjatë stërvitjeve të Rusisë

PUBLIKUAR

Shtetet e Bashkuara kanë dërguar aeroplanë shtesë luftarakë për të patrulluar mbi qiejt e anëtarëve e NATO-s, Lituanisë, Letonisë dhe Estonisë, gjatë stërvitjeve të mëdha ushtarake të Rusisë në rajonin e Baltikut muajin e ardhshëm.

Lojërat e luftës të koduara “Zapad 2017” do të mbahen nga 14 deri 20 shtator në Bjellorusi, në perëndim të Rusisë dhe enklavën e Rusisë, Kaliningard, po ashtu kanë shkaktuar  shqetësime në rajon, edhe pse Rusia ka thënë se stërvitjet e mëdha do të jenë të një skenarit të mbrojtjes dhe nuk do të jenë parapërgatitje për pushtim, transmeton Express.

Shtatë aeroplanë ushtarakë “U.S. F-15C” ateruan në fushëajroren “Siauliani” gjatë kësaj jave dhe misioni i tyre do të jetë t’i patrullojnë qiejt mbi vendet baltike, për edhe tre muaj më shumë se normalisht qëkur misioni patrullues i NATO-s u përmirësua pas krizës së Krimesë në vitin 2014.

Tri shtetet baltike nuk operojnë me aeroplanët e vet luftarakë dhe mbështetën në ata të aleatëve të NATO-s për patrullime. /Express/

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...