SHBA është në kontakte të drejtpërdrejta me Korenë Veriore

PUBLIKUAR

SHBA-ja është në kontakt të drejtpërdrejt me Korenë Veriore, ka thënë sekretari i Shtetit i SHBA-së, Rex Tillerson.

Tillerson ka theksuar se Uashingtoni është duke e hetuar mundësinë për bisedime me Penianin, transmeton Express.

“Kemi linja komunikimi me Penianin”, ka thënë Tillerson gjatë një vizite në Kinë.

“Nuk ndodhemi në një situatë të errët”, ka shtuar ai.

Muajve të fundit ekziston një retorikë e ashpër mes Koresë Veriore dhe SHBA-së dhe më herët nuk ka qenë e ditur se këto dy vende kishin linja komunikimi.

“Përkundër garantimit se SHBA-ja nuk është e interesuar të promovojë rënien e regjimit aktual, zyrtarët e Koresë Veriore nuk kanë treguar indikacione se janë të interesuar për apo janë të gatshëm për bisedime për denuklarizim”, ka thënë zëdhënësja e departamentit të Shtetit, Heather Nauert.

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...