SHBA: Dhjetë marinarë të zhdukur

PUBLIKUAR

Marina e Shteteve të Bashkuara ka njoftuar se 10 marinarë konsiderohen të zhdukur, ndërsa pesë të tjerë janë plagosur, pasi një luftanije është ndeshur sot me një anije-cisternë në pjesën lindore të Singaporit.

Marina tha se luftanija, USS John S. McCain, u përplas me anijen-cisternë të naftës, Alnic MC, në orët e para të mëngjesit.

“Raportet e para paralajmërojnë se anija, John S. McCain, ka pësuar dëme”, thuhet në kumtesën e Marinës së Shteteve të Bashkuara dhe theksohet se “kërkimi dhe përpjekjet për shpëtim po vazhdojnë në koordinim me autoritetet lokale”.

Ky është incidenti i dytë në të cilin përfshihet një luftanije amerikane gjatë dy muajve të fundit në Paqësor.

Më 17 qershor shtatë marinarë humbën jetën kur luftanija, USS Fitzerald, dhe një anije transportuese, u ndeshën në Detin e Japonisë. /Rel/

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...