SHBA dënon ashpër vrasjen dhe plagosjen e policëve në veri: Autorët do të dalin para drejtësisë

PUBLIKUAR

Ambasada amerikane në Prishtinë ka reaguar pas vrasjes dhe plagosjes së policëve në Veri mëngjesin e herëshëm të ditës së sotme.

Në deklaratë thuhet se SHBA dënojnë me ashpërsi sulmin e sotëm ndaj zyrtarëve policorë të Kosovës, shkruan lajmi.net.

Ata thanë se Policia e Kosovës ushtron mandatin e saj bazuar në ligj.

Po ashtu ata thanë se e vlersojnë bashkëpunimin e policisë me KFOR dhe EULEX.

Në reagimin e ambasadës thuhet po ashtu se kryrësit e kësaj vepre do të dalin para drejtësisë.

Reagimi  i plotë:

Shtetet e Bashkuara dënojnë ashpër sulmet e orkestruara, të dhunshme ndaj Policisë së Kosovës mëngjesin e sotëm, 24 shtator. Policia e Kosovës ka përgjegjësi të plotë dhe legjitime për zbatimin e sundimit të ligjit sipas kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës. Ne e njohim dhe respektojmë rolin e saj si reaguesi i parë ndaj situatave emergjente dhe krizave. E vlerësojmë si të duhur koordinimin e vazhdueshëm ndërmjet Policisë së Kosovës, Misionit të BE-së për Sundim të Ligjit në Kosovë dhe Forcës së Kosovës të NATO-s (KFOR),

Jemi duke e monitoruar situatën nga afër dhe dënojmë këto akte të dhunshme ndaj autoriteteve legjitime të Republikës së Kosovës. Autorët duhet dhe do të japin llogari dhe do të dalin para drejtësisë. Ata duhet të pushojnë menjëherë sulmet e tyre.

Në emër të Shteteve të Bashkuara, shpreh ngushëllime të thella pas vdekjes së rreshterit të Policisë së Kosovës i cili u vra në krye të detyrës. Gjithashtu përcjell urimet e mia për shërim sa më të shpejtë për dy oficerët e plagosur./Lajmi.net

SHIKO MË SHUMË

Tahiri: Qeveria pa program, pa identitet dhe pa letërnjoftim politik

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës, Besnik Tahiri, ka deklaruar se Qeveria “Kurti 4”,...

Rreth 9 mijë nxënës në Prishtinë do t’i nënshtrohen kontrolleve sistematike mjekësore

Drejtoria e Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës ka nisur vizitat sistematike mjekësore në 47...

Bajrami: 13 paga për sektorin publik, ndërsa për sektorin privat as pagë minimale

Deputetja e LDK, Hykmete Bajrami, ka reaguar lidhur me grevën e punëtorëve teknikë të...