SHBA: Dënohet kërkesa e Putinit për largimin e 755 diplomatëve

PUBLIKUAR

Departamenti amerikan i shtetit ka vlerësuar se kërkesa e presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, për zvogëlimin e personelit diplomatik të Shteteve të Bashkuara në Rusi për 755 vetë, është “për keqardhje dhe e paarsyeshme” dhe ka paralajmëruar se Uashingtoni po e shqyrton përgjigjen e mundshme.

“Ne po e vlerësojmë ndikimin e një kufizimi të tillë dhe se si do të përgjigjemi ndaj tij”, thuhet në kumtesën e mbrëmshme të Departamentit amerikan të shtetit.

Kërkesa e zotit Putin që Shtetet e Bashkuara ta zvogëlojnë numrin e personelit në Rusi u bë në periudhën e përshkallëzimit të mospajtimit lidhur me sanksionet e reja të miratuara nga Kongresi i Shteteve të Bashkuara kundër Moskës.

Gjatë një interviste të djeshme në Televizionin shtetëror rus, Putin tha se më se 1 mijë diplomatë amerikanë dhe “personel mbështetës” aktualisht punojnë në Rusi dhe “755 vetë duhet ta ndalin aktivitetin e tyre”. /Rel/

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...