SHBA: Alarm për fushatën e sulmeve kibernetike veri-koreane

PUBLIKUAR

Qeveria e Shteteve të Bashkuara ka shpallur një alarm teknik për sulmet kibernetike, që thotë se sponsorizohen nga qeveria e Koresë Veriore, e të cilat prej vitit të kaluar i kanë marrë në shënjestër hapësirën ajrore, telekomunikimet dhe industritë financiare.

Ky alarm është dhënë mbrëmë nga agjencia FBI dhe Departamenti i sigurisë së brendshme.

Në të tërhiqet vërejtja se hakerët veri-koreanë po e përdorin tipin e virusit të njohur si “Fallchill” për të depërtuar në sistemet kompjuterike dhe për t’i rrezikuar rrjetet.

Ky alarm koincidon me tensionet në rritje ndërmjet Uashingtonit dhe Phenianit lidhur me testet raketore dhe ambiciet atomike të Koresë Veriore, transmeton Evropa e Lirë.

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...