SHBA, 3 mijë trupa për të fituar luftën

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Sulmoi seksualisht një grua në Shtime, arrestohet

Një burrë është arrestuar në Shtime pasi që i njëjti dyshohet se ka ngacmuar...

Moti sot i vranët e me shi

Sot parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe kohë pas kohe me reshje...

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, James Mattis konfirmoi se mbi 3 mijë trupa të tjerë amerikanë do të nisen drejt Afganistanit, si pjesë e strategjisë së re të Donald Trump, për të fituar luftën që vijon prej 16 vitesh.

“Janë diçka më shumë se 3 mijë trupa dhe ndërkohë që flasim nuk e kam firmosur ende urdhrin e fundit që të flasim me specifika, pasi po punojmë për elementët e fundit”, tha Mattis për reporterët pasditen e së hënës. Me herët gjatë ditës, Senaori David Perdue përmendi “më shumë se 3500 trupa” në një artikull të publikuar nga Defense One.

“Për një kohë të gjatë, strategjia e Amerikës në Afganistan u udhëhoq nga politika, duke çuar në kufizim arbitrar të trupave dhe tërheqje në një kohë të pa arsyeshme të tyre”, shkruajti Perdue, duke theksuar se armiqtë e kanë interpretuar këtë si mungesë të zgjidhjes. “Më në fund dorashkat janë hequr”, shkruan tvklan.al.

Perdue, i cili e vizitoi Afganistanin në Korrik, e vlerësoi Trump “si komandantin e përgjithshëm të forcave të armatosura i cili i dëgjon liderët e tij ushtarakë dhe kupton se kemi nevojë për një veprim më të mirë dhe më të zgjuar në Afganistan”. Trump e njoftoi strategjinë e tij të re në fund të Gushtit, duke u zotuar për reagim të “shpejtë dhe të fuqishëm” kundër organizatave terroriste që kërkojnë të fshihen në Afganistan.

SHIKO MË SHUMË

Zbulohet se sa do të jetë “kostoja ditore” nga shembja e urës në Baltimore

Shembja e urës Francis Scott Key në Baltimore pasi u godit nga një anije...

Bursa e Turqisë goditet nga një tërmet 5.1 ballë, u ndje edhe në Stamboll

Sipas informacioneve në faqen e Presidencës së Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD), një...

Reshjet e mëdha të borës pengojnë udhëtimet në Gjermani, Zvicër dhe Austri, qindra fluturime janë shtyrë ose anuluar

Reshjet e dendura të borës kanë ndikuar në ndërprerjen e udhëtimeve në Gjermaninë jugore...