Sharjet zbusin dhembjen!

PUBLIKUAR

Shumica e njerëzve do të shajnë pas rrëzimit apo pas përplasjes mbi diçka – shkencëtarët mendojnë që kjo sjellje e pahijshme në mënyrë të efektshme e zbut dhembjen.

Hulumtuesit kanë vërejtur se sharjet janë sjellje të pazakonshme. Madje posaçërisht te njerëzit të cilët rëndom nuk kanë shprehi të shajnë, transmeton Telegrafi.

Hulumtuesit gjithashtu kanë bërë një eksperiment me studentët. Ata është dashur t’i zhysnin duart në kovat me ujë të ftohtë dhe të shanin.Eksperimentin e kanë përsëritur, mirëpo këtë herë studentët kanë shqiptuar fjalë të zakonshme.

Rezultatet kanë treguar që studentët kanë mundur t’i mbajnë më gjatë duart të zhytura në ujë të ftohtë derisa kanë sharë, sesa kur kanë qenë duke shqiptuar fjalë të “rëndomta”.

Shkencëtarët konsiderojnë se në këtë mënyrë kanë dëshmuar që sharja shton tolerancën e dhembjes.

Këtë veprim ekspertët e sqarojnë me atë që sharja është formë e agresivitetit, posaçërisht nëse nuk është pjesë e fjalorit të përditshëm, andaj nxiten instinktet e përshtatshme për situata të rrezikshme, për ç’arsye shtohet toleranca e dhembjes. /Telegrafi/

LAJME TË TJERA

“Isha para spitalit duke prit”, deputeti Rashit Qalaj në një rrëfim të rrallë për jetën private

Deputeti, Rashit Qalaj, ka rrëfyer dy momentet më të lumtura dhe ato më tē...

Melisa Lleshi: Dua ta adoptojë një fëmijë, ndoshta vitin tjetër

Melisa Lleshi është banorja më e re e Big Brother VIP Kosova. Reklama Ajo i është...

E konfirmuar: Ndërron jetë i dyshuari për plagosjen e dy grave në Fushë Kosovë

Ka ndërruar jetë Sabit Islami, i dyshuari për plagosjen e dy grave sot në...

Uzuni fantastik, shënon dy gola për Granadan

Granada ka shënuar fitore ndaj Andorras në kuadër të La Liga 2. Futbollisti shqitar, Myrto...

SHIKO MË SHUMË

A bën të hani vezë nëse keni kolesterol të lartë?

Prej vitesh, ekspertët kanë theksuar se ngrënia e një veze rekomandohet për të gjithë...

Sa kohë duhet për të humbur peshë dhe sa kilogramë mund të biem për një kohë të caktuar?

Gjëja e parë që duhet të bëni kur doni të humbni peshë, është të...

Përzieni mjaltin, limonin dhe kanellën për t’i humbur disa kilogramë brenda jave

Është fakt i njohur se mënyra më efikase për të humbur peshë është kombinimi...