Shantazh Merkelit: Wikileaks publikon bisedat e zyrtarëve të FMN-së për Greqinë

PUBLIKUAR

Pakënaqësi të jashtëzakonshme tek qeveria greke kanë ngjallur kabllogramet konfidenciale të publikuara sot nga Wikileaks, në të cilat zbulohen bisedat e një telekonference të 13 ditëve më parë mes drejtorit te Çështjeve Evropiane të FMN-së, Paul Thomsen, dhe shefes së misionit në Athinë, Delia Velkouleskou dhe përgjegjësen e ekipit teknik të Fondit, Iva Petrova.

Biseda këto, të cilat minojnë vlerësimin e programit qeveritar nga ekspertët e kreditorëve që pritet të fillojë të hënën.

“Nuk do të pranoj një paketë më të vogël masash. As që bëhet fjalë. Në të kaluarën vetëm një herë u morën masa dhe ndodhi kur grekët mbetën pa para dhe mund të falimentonin. Dhe ndoshta kjo është ajo që do të ndodhë përsëri”, duket se ka thënë Thomsen, i njohur në opinion grek si përfaqësuesi i parë dhe më i ashpër i FMN në Athinë në fillimet e krizës.

Por, midis të tjerash, me tone ironike zyrtari i lartë i FMN duket se kërkon t’i bëjë shantazh Berlinit për të pranuar pozicionimet e organizmit financiar në çështjen e reduktimit të borxhit grek.

“Do t’i themi Merkelit, ‘ju duhet të mendoni se çfarë është më e kushtueshme, të vazhdoni pa FMN dhe më pas Bundestagu t’ju pyesë, FMN nuk është në bord? Apo të bëni një lehtësim të borxhit për të cilin ne si Fond besojmë se i duhet Greqisë, në mënyrë që të na mbani ende në bord’”, citohet Thomsen.

Greqia nuk do të lejojë askënd të luajë me fatet e vendit, ka qenë ndërkohë mesazhi i Athinës zyrtare, ndërsa menjëherë pas publikimit të lajmit që po bën xhiron e agjencive të huaja, kryeministri grek ka mbledhur urgjent ministrat e kabinetit të tij.

Zëdhënësja e qeverisë, Ollga Gerovasili, nga ana e saj ka kërkuar shpjegime nga Uashingtoni se, nëse kabllogramet janë të vërteta, atëherë Athina duhet të dijë nëse “qëllimi për krijimin e kushteve të falimentimit të Greqisë para referendumit në Britani, siç rezulton nga dialogu, është vërtet pozicionimi zyrtar i FMN-së”. /Top Channel/

SHIKO MË SHUMË

Ora dimërore ka filluar, është zhvendosur një orë prapa

Ora dimërore ka filluar. Në orën tre pas mesnate, akrepat e orës u zhvendosën...

​Përfaqësues të FSK-së përfunduan me sukses kursin për nënoficerët e lartë

Përfaqësues të Forcës së Sigurisë së Kosovës përfunduan me sukses Kursin Ndërkombëtar për nënoficerët...

Dogana e Kosovës zbulon 113 telefona mobilë të kontrabanduar, asnjë dokumentacion për origjinën

Dogana e Kosovës, mbrëmë, më 23 tetor 2026, pas pranimit të informatave përmes rrugëve...