Shampon me katër përbërës i cili forcon flokët e dobët dhe të dëmtuar

PUBLIKUAR

Floktarët thonë që nxit rritjen e qimeve të reja

Nëse keni telashe me rënien e flokëve, floktarët sugjerojnë që të provoni shampon të përgatitur në shtëpi.

Me ndryshimin e stinëve flokët dobësohen dhe bien. Kemi pyetur floktarët profesionistë se çfarë duhet të bëjmë në këtë rast, dhe kjo është këshilla që na kanë dhënë, transmeton Telegrafi.

Nga përvoja që kemi, shumica e klientëve na kanë thënë që u bën mirë flokëve shamponi i zakonshëm i hithrave të cilit i shtohen këta katër përbërës:

▪ 1 shishe me pika AD,
▪ 100 ml panthenol të lëngshëm,
▪ 50 ml vaj ricini,
▪ 30 ml pika hithri.

Të gjithë përbërësit e sipërpërmendur hidhen në 750 ml shampon hithri, tunden mirë dhe me atë përbërje lahen flokët.

Pas një muaji do të duhej të vërenit ndryshimet në flokë.

Megjithatë, nënat dhe gjyshet tona i lanë flokët me çaj hithre. Përveç faktit që flokët e tyre rriteshin më shpejt, ato ishin edhe shumë më të shndritshme dhe më të shëndetshme.

Besohet se vaji i ullirit gjithashtu mund të kontribuojë në kujdesin më të mirë të flokëve, kështu që rekomandohet të aplikoni vaj ulliri të pastër në flokë dhe fije të paktën një orë pas larjes.

Nëse vërtet dëshironi të përmirësoni gjendjen e gjithë trupit tuaj, duke përfshirë flokët, rekomandohet të pini vitamina, veçanërisht vaj peshku, të cilin shpesh mund ta gjeni në formë kapsulash. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...