Shala: Shfuqizimi i Gjykatës Speciale do të mund ta fuqizonte Rezolutën 1244

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Rrahje mes dy femrave në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se dy të dyshuarat femra kosovare, janë përleshur në mes...

Policia gjenë armë pa leje tek një shtëpi në Llugaxhi

Policia Kosovës ka njoftuar se gjatë kontrollit të shtëpisë së të dyshuarit mashkull kosovar,...

Kujtim Shala nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka komentuar iniciativën e disa deputetëve të Kuvendit të Kosovës për shfuqizimin e Gjykatës Speciale.

“Nuk mund të shfuqizohet asgjë. LDK e ka menduar si arbitrare, shkon përtej vullnetit dhe fuqisë politike jo vetëm të LDK-së por edhe të Kosovës, Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit Special e njohur ndryshe si Gjykata Speciale tani është kategori kushtetuese”, ka thënë Shala në Klan Kosova.

“Atë natë tentohej të shfuqizohej ligji, që maksimalisht do të mund ta bënte jo funksionale për një kohë atë Gjykatë”, ka theksuar ai.

Sipas Shalës, shfuqizimi i kësaj Gjykate, do të sillte disa alternativa tjera për Kosovën.

“Do të hapte ose rikthente alternativat e vjetra që Kosova ka patuar në tavolinë, para se të vendosej kështu”, ka thënë Shala.

“Besoj që do të mund të kthehej alternativa e vjetër që puna të vazhdonte me një vendim të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara që do ta kthente Kosovën para datës së Pavarësisë”, ka vlerësuar ai.

“Dhomat e Specializuara nuk është një gjykatë ndërkombëtare, edhe pse shkon përtej vullnetit tonë, është një institucion kushtetues i Kosovës”, ka theksuar Shala.

“Ajo gjykatë njeh rendin kushtetues dhe juridik të Kosovës”, është shprehur ai.

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së ka thënë se me shfuqizimin e Gjyatës Speciale, do të mund të fuqizohej Rezoluta 1244.

“Rezoluta 1244 do të mund të fuqizohej, ajo rezolutë fut në lojë vende të tjera përtej partnerëve tanë, që kemi si mike dhe sponsorë të pavarësisë”, ka deklaruar ai.

“Kosova ndërmjet kohës kur kemi biseduar së pari për këtë mekanizëm, ose të tjerët, kemi patur situata shumë specifike dhe që përfshin edhe aktorë të tjerë që nuk jemi ne”, është shprehur Shala.

“Kjo gjykatë është detyrim ndërkombëtar, dhe ky është kushti ynë, partnerët tonë përpos si detyrim ndërkombëtar e shohin si mundësi ose kushtin e Kosovës për një shtet të së drejtës”, ka komentuar ai.

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet një person, iku nga burgu vitin e kaluar dhe kanosi ish-gruan e vëllanë e saj

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan e ka arrestuar një person me iniciale M.G...

Escobar: Asociacioni vendimtar, do të duhej të insistonim më shumë në zbatim, se sa t’i bënim palët bashkë

Në ditën e tij të fundit të mandatit si Emisar i Shteteve të Bashkuara...

Vranët dhe me riga shiu

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se të enjten në Kosovë do të mbajë mot...