Sfidon vetën edhe në këndim

PUBLIKUAR

Besarta Gashi1

Besarta Gashi, nga Lipjani i ka mësyrë edhe botës së muzikës. Ajo kohë më parë ka marr pjesë në sfidën e Voice of Albania e cila organizohet nga TopChannel, dhe ka për qëllim gjetjen e talenteve të rijnë të muzikës. Ajo në një bashkëbisedim për portalin LipjaniNews tregon se pse dhe çka e shtyri të sfidohet edhe në këtë fushë.

Gashi, për LipjaniNews, tregon se bota e muzikës është vet shpirti i saj, duke u shprehur se vet skena e Voice, është diçka qe nuk e përjeton gjithmonë, emocionet që ti sjell dhe përgjegjësinë që merr kur del para një jurie të tillë. Por jo cdoherë disa gjëra shkojnë ashtu si ne i mendojmë, kështu dhe kjo sfidë nuk ishte shumë me fat për të. Por kjo nuk do të thotë që ajo nuk ka talent dhe nuk mund të këndojë.

Në bashkëbisedimin tonë ajo tregon se do vazhdojë të merret me muzikë dhe të kërkojë për sfida të reja në këtë fushë. Ndryshe, 24 vjeqarja nga Lipjani,Besarta Gashi, në jetën e përditshme përveç punës në Klinikën Gjermane të Dhëmbit ku ushtron profesionin e udhëheqëses së financave, është aktiviste e të drejtave të njeriut, barazisë gjinore, të drejtat e fëmijëve, etj, gjë që e ka dëshmuar deri më tani si pjestare e disa organizatave jo qeveritare vendore e atyre ndërkombëtare. Më poshtë mund të shikoni videon e saj në Voice of Albania si dhe video të tjera, ku me zërin e saj të ëmbël sigurisht se do ju bëjë të krijoni një simpati për të.

Besarta Gashi

SHIKO MË SHUMË

“E kujtoj atë dhimbje”, situata në Shqipëri e kthen Trixen pas në kohë

Beatrix Ramosaj ka reaguar për situatën në Shqipëri, duke ndarë një mesazh të gjatë...

U raportua se menaxheri e mashtroi Nora Istrefin lidhur me paratë, kjo është e vërteta

Gjatë ditës së djeshme, nga mediat u raportua se Nora Istrefi ka pasur probleme...

Rita Ora ndanë me fansat e saj në “Instagram’ lajmin e zgjedhjes së Presidentes së Kosovës

Këngëtarja me famë ndërkombëtare, Rita Ora, ka ndarë me ndjekësit e saj momentin e...