Serwer: Gabim të mendohet se Vuçiq do të nënshrkuaj marrëveshje me Kosovën

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Raportohet një rast dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se viktima femër shtetase e huaj ka raportuar se ka...

Sot diell dhe vranët, nga e diela stabilizim i motit – temperaturat deri në 24 gradë

Për të premten në Kosovë parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ndërsa...

Ish-diplomati amerikan dhe eksperti për çështje ballkanike, Daniel Serwer, ka thënë se Kosova dhe Serbia nuk janë duke bërë përpjekje reale për të gjetur një zgjidhje.

Sipas tij është gabim të mendohet se presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçqiq, do të arrijë ndonjë marrëveshje historike

“Mendoj se njerëzit e kanë gabim nëse mendojnë që presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq nuk është i përgatitur për të bërë një marrëveshje historike”, ka thënë Serwer, transmeton Gazeta Express.

Sipas tij, as Prishtina e as Beogradi nuk janë duke treguar interesim për të lëvizur përpara sikurse Zaev dhe Tsipras.

“Liderët politikë në Beograd dhe Prishtinë nuk kanë treguar interes për të lëvizur përpara sikurse liderët e Maqedonisë Veriore dhe Greqisë, për t’i dhënë fund mosmarrëveshjes së tyre”, ka thënë ai.

Serwer ka propozuar, që Serbia dhe Kosova të bëjnë një shkëmbim masash. Serbia duke ndaluar së penguari Kosovën për t’u anëtarësuar në organizatat ndërkombëtare , ndërkohë në anën tjetër thotë se në këmbim të kësaj thotë se Kosova duhet të heq taksën 100 për qind, dhe gjithashtu duke marrë liberalizimin e vizave.

Ai në fund ka thënë se ideja për shkëmbim të territoreve, është një ide e keqe, pasi sipas tij një gjë e tillë e destabilizon rajonin dhe jo vetëm Ballkanin Perëndimor.

“Kosova dhe Serbia duhet të tregojnë që janë të afta për të trajtuar të gjithë qytetarët në mënyrë të barabartë për t’u integruar në BE, por ideja për korrigjim të kufijve, tregon se janë të pa aftë për të bërë një gjë të tillë”, ka përfunduar ai./GazetaExpress/

SHIKO MË SHUMË

Sot diell dhe vranët, nga e diela stabilizim i motit – temperaturat deri në 24 gradë

Për të premten në Kosovë parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ndërsa...

Sulmoi seksualisht një grua në Shtime, arrestohet

Një burrë është arrestuar në Shtime pasi që i njëjti dyshohet se ka ngacmuar...

Moti sot i vranët e me shi

Sot parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe kohë pas kohe me reshje...