Sërish ka mungesa, Sony redukton prodhimin e konzolave Play Station 5

PUBLIKUAR

Kompania do të prodhojë një milion konzola më pak se sa ishte parashikuar më parë.

Sony Play Station 5 mund të mos jetë në gjendje të thyejë rekordin e modelit PS4, kur bëhet fjalë për shitjet gjatë vitit të parë që nga lëshimi i tij. Arsyeja është mungesa e komponentëve.

Kompania, sipas Bloomberg, uli parashikimet e mëparshme nga 16 në 15 milionë konzola të prodhuara.

Situata do të ndikojë negativisht edhe tek përdoruesit, veçanërisht gjatë sezonit të ardhshëm të festave, kur do të jetë dukshëm më e vështirë për të blerë një PlayStation 5.

Sony thuhet se ka probleme me pjesët e përdorura për montimin e konzolës, por edhe me logjistikën dhe shpërndarjen.

Deri në mars, Sony planifikoi të shesë 14.8 milionë konzola PlayStation 5 dhe zhvillimet e reja të sistemit mund t’i rrezikojnë këto plane. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Arrin iOS 16, tani mund ta provojnë përdoruesit

Apple muajin e kaluar në WWDC prezantoi iOS 16. Programerët prej atëherë e deri...

Vjedhja e kanaleve televizive, arrestohet pronari dhe punëtorët, priten arrestime tjera në Kosovë dhe jashtë

Pas arrestimit të një personi nga Policia e Kosovës për veprimtaritë ilegale të ofrimit...

Windows-it i nevojiten tetë orë qasje online, që në mënyrë të sigurtë dhe të suksesshme të azhurnohet

Janë publikuar detajet se çfarë nevojitet të bëhet me qëllim që azhurnimi të bëhet...