Serbisë s’po i pëlqen që Kosovës iu hoqën vizat

PUBLIKUAR

Serbia ka kritikuar vendimin e Parlamentit Evropian (PE) i cili të martën ka miratuar heqjen e vizave për qytetarët kosovarë.

Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq, ka thënë se si mund të shpërblehet Kosova kur e njëjta vazhdon të mos respektojë aspekte të zotimeve të marra në të kaluarën.

“Si shpërblehen ata që për dhjetë vjet kanë refuzuar të respektojnë dispozitat e Marrëveshjes së Brukselit?”, pyeti ministri i Jashtëm serb Ivica Daçiq në një pyetje retorike, duke folur para gazetarëve serbë në Strasburg, transmeton Klankosova.tv.

Shefi i diplomacisë serbe ka reaguar kështu ndaj dritës jeshile të dhënë sot nga Parlamenti Evropian që qytetarët e Kosovës të mund të udhëtojnë në territorin e komunitetit pa viza deri në 90 ditë nga 1 janari 2024.

“Është një vendim shumë i keq dhe një mesazh (i keq) për procesin e negociatave të normalizimit (të marrëdhënieve ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit), veçanërisht kur bëhet fjalë për Asociacionin e komunave [me shumicë, shën.red.] serbe”, ka theksuar Daçiq, cituar nga mediat serbe.

Aktualisht, Kosova është i vetmi vend në Ballkanin Perëndimor, qytetarët e së cilës kanë nevojë për vizë për të hyrë në BE. /Klankosova.tv

SHIKO MË SHUMË

Dy persona gjenden pa shenja jete në Prishtinë dhe Graçanicë

Dy persona janë gjetur pa shenja jete gjatë ditës së djeshme në Prishtinë dhe...

Shqipëria dhe Kosova synojnë forcimin e bashkëpunimit në fushën e arkivave

Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Kosovë, z. Petrit Malaj, ishte i pranishëm në...

Vranët dhe në disa zona me shi

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se të premten në Kosovë do të ketë vranësira...