Serbia refuzon ekstradimin e të dyshuarit për puçin në Malin e Zi

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Regjistrimi i popullsisë në Lipjan, deri tani janë regjistruar mbi 51 mijë qytetarë

Nënkryetari Komunes së Lipjanit Diamant Bytyqi ka thënë se procesi i regjistrimit po shkon...

Leposaviq: Policia e Kosovës gjatë një bastisje gjen narkotikë, armë zjarri dhe municion

Policia e Kosovës, më saktë Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik gjatë një...

Gjykata Speciale në Beograd e hodhi poshtë kërkesën e Malit të Zi për ekstradimin e shtetasit serb, Predrag Bogiqeviq.

Ky i fundit, sipas prokurorisë malazeze, dyshohet se ka marrë pjesë në planifikimin e një puçi kundër Qeverisë në Podgoricë, në prag të zgjedhjeve parlamentare në Mal të Zi, tetorin e kaluar.

Ministria e Drejtësisë e Malit të Zi ka kërkuar ekstradimin e Bogiqeviqit dhe të shtetasit tjetër serb, Nemanja Ristiq, mbi të njëjtën akuzë.

Më 10 shkurt, drejtësia serbe ka refuzuar kërkesën për ekstradim edhe për Ristiqin.

Prokuroria e Malit të Zi është duke hetuar një grup prej 18 shtetasve serbë dhe dy rusë, ndërsa shumica e tyre janë në paraburgim në Podgoricë, përcjell REL.

Ata dyshohet se kanë planifikuar një komplot për vrasjen e ish-kryeministrit malazez, Millo Gjukanoviq, për të sjellë opozitën në pushtet.

SHIKO MË SHUMË

Zbulohet se sa do të jetë “kostoja ditore” nga shembja e urës në Baltimore

Shembja e urës Francis Scott Key në Baltimore pasi u godit nga një anije...

Bursa e Turqisë goditet nga një tërmet 5.1 ballë, u ndje edhe në Stamboll

Sipas informacioneve në faqen e Presidencës së Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD), një...

Reshjet e mëdha të borës pengojnë udhëtimet në Gjermani, Zvicër dhe Austri, qindra fluturime janë shtyrë ose anuluar

Reshjet e dendura të borës kanë ndikuar në ndërprerjen e udhëtimeve në Gjermaninë jugore...