Serbia po i frikësohet zgjedhjes së Haradinajt Kryeministër

PUBLIKUAR

Drejtori i Zyrës për Kosovë, Marko Gjuriq ka thënë se Ramush Haradinaj çdo ditë e më shumë po e kërcënon Serbinë me deklaratat e tij agresive.

Gjuriq ka theksuar se Haradinaj nuk meriton përgjigje politike por një trajtim në institucioneve shëndetësore.

“Haradinaj nuk meriton shqyrtim politik me përjashtim të autoriteteve gjyqësore, ai duhet të trajtohet nga institucionet shëndetësore”, ka thënë Gjuriq, transmeton lajmi.net.

Sipas tij, problemi më i madh është se Haradinaj ka shanse serioze të bëhet kryeministër dhe kjo kontribuon në destabilizim të situatës në të gjithë rajonin.

Reagimi i Gjuriqit erdhi pasi Haradinaj deklaroi sot se shqiptarët në Luginë të Preshevës meritojnë të kenë pasaporta kosovare.

SHIKO MË SHUMË

Erëra të forta dhe reshje shiu, ky do të jetë moti sot në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka paralajmëruar se dita e sotme, e enjte, do...

‘‘UÇK, UÇK’’, thirrjet e qytetarëve teksa Jakup Krasniqi largohet nga shtëpia pas vizitës në Kosovë

Jakup Krasniqi ka përfunduar vizitën e tij që e zhvilloi sot në Kosovë. Krasniqi qëndroi...

Presidentja reagon pas aktgjykimit të Speciales, ngrit shqetësime për respektimin e të drejtave të palëve

Presidentja Justina Shiroka-Pula ka regauar pas shpalljesa së aktgjykimit e sotëm në Dhomat e...