Serbia ekspozon armët kineze, reagojnë nga kabineti i Presidentes Osmani: Po rrezikohet paqja

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Sot mot i vranët e me shi

Sot në Kosovë pritet të mbajë mot i vranët dhe me shi. “Temperaturat minimale do...

Viktima e aksidentit në Lipjan është një 71-vjeçar

Një person e ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur...

Shefi i stafit të presidencës së Kosovës, Blerim Vela, e ka ngritur me shqetësim armatosjen e vazhdueshme dhe të pandalshme të shtetit serb. Ai, sot ka reaguar ndaj ekspozimit në Serbi të armatimit kinez.

Ekspozimi i këtij armatimi këtë të shtunë, ka nxitur shqetësime të shumta edhe te zyrtarë ndërkombëtarë, shkruan Gazeta Express.

Vela ka thënë se militarizimi i shpejtë i Serbisë është duke e rrezikuar paqen në rajon.

“Serbia publikisht ekspozoi sistemin antiraketor kinez FK-3 me rreze të gjatë veprimi. Serbia është i vetmi vend në Evropë që ka pranuar dhe po operon me një sistem të tillë kinez. Serbia është duke u armatosur me shpejtësi dhe duke e rrezikuar paqen në rajonin tonë”, ka shkruar Vela përmes Twitter-it.

Armatosja e Serbisë është bërë shqetësues gjatë muajve të fundit, veçanërisht prejse nisi lufta në Ukrainë. Mediat ndërkombëtare zbuluan furnizimin e fshehtë të Serbisë me armë kineze përmes rrugëve turke.

Po ashtu, armatosja e Serbisë është intensifikuar edhe nga furnizimet ruse, ndërkohë që Vuçiq është interesuar që të blejë edhe dronët modernë turq “Bayraktar”. Për këtë gjë, kishte thënë presidenti serb se ka marrë dritën e gjelbër nga presidenti turk Erdogan.

Ndërkohë, Serbia është nën presion nga SHBA dhe BE që të orientohet qartë pro Perëndimit pas luftës së Rusisë në Ukrainë. Një pozicionim i saj i qartë, nuk ka ndodhur ende, prandaj roli i saj në Ballkan po shihet ende si i rrezikshëm për stabilitetin dhe sigurinë. /GazetaExpress/

SHIKO MË SHUMË

Zbulohet se sa do të jetë “kostoja ditore” nga shembja e urës në Baltimore

Shembja e urës Francis Scott Key në Baltimore pasi u godit nga një anije...

Bursa e Turqisë goditet nga një tërmet 5.1 ballë, u ndje edhe në Stamboll

Sipas informacioneve në faqen e Presidencës së Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD), një...

Reshjet e mëdha të borës pengojnë udhëtimet në Gjermani, Zvicër dhe Austri, qindra fluturime janë shtyrë ose anuluar

Reshjet e dendura të borës kanë ndikuar në ndërprerjen e udhëtimeve në Gjermaninë jugore...