Serbët kërkojnë drejtësi për të vrarët në Grackë të Lipjanit

PUBLIKUAR

Të mërkurën Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi u përkul para pllakës përkujtimore të serbëve në Grackë të Vjetër të Lipjanit, në të cilën thuhet se ata u vranë nga terroristët shqiptarë.

Por, edhe përkundër këtij gjesti, ai aty nuk u prit nga asnjë banor serb i kësaj ane.

Bile nuk u ftua as të shtunën, kur edhe u shënua ceremonia përkujtimore në 17 vjetorin e vrasjes së 14 serbëve nga ky fshat, ku ndër tjerash u kërkua zbardhje të këtij rasti dhe drejtësi për familjet e viktimave.

I pakënaqur me drejtësinë është shprehur edhe Ministri për Kthim dhe Komunitete në Qeverinë e Kosovës, Dalibor Jevtiq.

E shpresat për zbardhjen e fatit e vrasjes së këtyre serbëve i ka në Gjykatën Speciale, e cila shumë shpejt pritet të filloj punën në Kosovë.

Në vitin 1999 në këtë fshat janë vrarë 14 serb, për çka në vitin 2007 ishte arrestuar një shqiptar, por për mungesë të provave është liruar pas dy muajsh.

SHIKO MË SHUMË

Raportohet një rast dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se është raportuar se viktima femër kosovare pas një mosmarrëveshje...

Arratisen dy të mitur nga Qendra Korrektuese e Lipjanit

Dy persona të mitur, janë arratisur nga Qendra Edukative Korrektuese për të Mitur në...

Tre persona të maskuar grabisin në një objekt në Magure, njëri kërcënon me pistoletë punëtorin e sigurimit

Një rast i grabitjes është raportuar në orët e para të së hënës në...