Serbët e arrestuar në Podgoricë ikin në Beograd, frikësohen nga Forcat Speciale të Kosovës

PUBLIKUAR

Njëri nga 6 serbët e Zubin Potokut të arrestuar në natën e zgjedhjeve në Mal të Zi, në Podgoricë, Vlladimir Bozhoviq, në një rrëfim për medie në Beograd ka thënë se për shkak të shkrimeve në mediet shqiptare dhe për shkak të arsyetimit të arrestimit të tyre, frikësohet se Forcat Speciale ROSU të Policisë së Kosovës do t’i arrestojnë.

Gjashtë serbët e Zubin Potokut të arrestuar një ditë para mbatjejs së zgjedhjeve në Mal të Zi, të shtunen para mesnate, janë liruar, por asnjëri prej tyre nuk është kthyer në Zubin Potok.

Ata kanë shkuar në Beograd, siç thonë, edhe nga frika se forcat speciale të Policisë së Kosovës, ROSU do t’u trokasin në derë.

Njëri nga 6 serbët e Zubin Potokut të arrestuar një natë para zgjedhjeve në Mal të Zi, në Podgoricë, të cilët pastaj janë liruar, Vlladimir Bozhoviq (21), në një rrëfim për medie në Beograd, të cilin e përcjellin mediet në veri të Mitrovicës ka thënë se për shkak të shkrimeve në mediet shqiptare dhe për shkak të arsyetimit të arrestimit të tyre frikësohet se forcat speciale të ROSU të Policisë së Kosovës do t’u trokasin në derë.

Sipas tij, kjo frikë ekziston edhe tek familjet e tjera në Zubin Potok, të cilat siç ka thënë ai ,“jetojnë me frikën dhe nën presion të vazhdueshëm”… /Zëri/

SHIKO MË SHUMË

Vjosa Osmani i kërkon presidentes ta kthejë fotografinë e Ibrahim Rugovës

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tash deputete e LDK-së, ka reaguar lidhur me zhvendosjen...

Arrestohet në rajonin e Gjilanit një shtetas gjerman, policia ia gjen 43 armë të gjata automatike në veturë

Një shtetas gjerman është arrestuar sot në rajonin e Gjilanit nën dyshimin për përfshirje...

500 euro gjobë, pikë negative, konfiskim veture e ndalim vozitje- Policia ndëshkon tre shoferë në Ferizaj

Policia e Kosovës, ka njoftuar se në Ferizaj janë ndëshkuar tre persona për kundërvajtje...