Sepse e parkoi veturën në këtë mënyrë para një restoranti në Prishtinë, kosovari bëhet lajm edhe në mediat zvicerane (Foto)

PUBLIKUAR

Blendian Rushiti, 22 vjeç, siç e quan mediumi zviceran Blick.ch, një zviceran me rrënjë kosovare, është nga të shumtit që në Kosovë e quajnë “Schatzis”.

Por ajo për çfarë kanë shkruar mediat zvicerane për shqiptarin që jeton në Emmen të Lucernit, përcjell Telegrafi, nuk është nofka me të cilën “identifikohen” shqiptarët që jetojnë në Zvicër në Kosovë, por mënyra se si ai kishte bërë parkimin e veturës së tij.

Sipas tyre, bëhet fjalë për një moment kur ai veturën e tij, e kishte parkuar në shkallët e një restoranti në Prishtinë.

“Një foto që tregon veturën e tij Mercedes G500 4×4 të ndaluar në shkallët e lokaleve, aktualisht ka bërë bujë në internet”, shkruan ky medium.

Siç ka thënë Rushiti ai kishte ardhur në Kosovë bashkë me vëllanë e tij dhe se për një veprim të tillë ai kishte marrë edhe pëlqimin e pronarit të restorantit. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Fillon numërimi i votave nga KQZ, këtu mund ta ndiqni

Ka filluar numërimi i votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Votimi për zgjedhjet parlamentare të...

Policia flet për rastin e sulmit në Viti, thotë se po intervistohen dy persona

Një person është sulmuar në fshatin Pozheran të Vitisë. Për këtë rast në polici janë...

KQZ: Nga procesimi i 92.18% të vendvotimeve, 28.57% dalja në zgjedhje deri në orën 15:00

  Sipas të dhënave të fundit të KQZ-së të përditësuara në 16:19, nga procesimi i...