Senatorët kërkojnë prova për “përgjimin” e Trumpit nga Obama

PUBLIKUAR

Dy senatorë amerikanë i dërguan letër FBI-së dhe Departamentit të Drejtësisë, duke kërkuar informacione mbi pretendimet e presidentit Donald Trump se paraardhësi i tij, Barack Obama, e ka përgjuar atë gjatë fushatës presidenciale më 2016

Lindsey Graham, republikan, dhe Sheldon Whitehouse, demokrat, i shkruan drejtorit të FBI-së, James Comey, dhe zëvendësprokurorit të përgjithshëm, Dana Boente.

“Kërkojmë nga Departamenti i Drejtësisë që të na sigurojë kopje të çdo mandati apo urdhri të gjykatës, që lidhet me përgjimin e presidentit Trump, të fushatës së Trumpit apo të Kullës së Trumpit”, thuhet në letër, transmeton Rel.

Me ligjin amerikan, presidentët nuk mund të urdhërojnë përgjime. Qeveria federale mund t’i kërkojë gjykatës të autorizojë përgjimet, por duhet të ketë justifikim.

Kritikët kanë akuzuar Trumpin se ka bërë akuzën për përgjim, për të tërhequr vëmendjen nga hetimet në administratën e tij për lidhje të mundshme me Rusinë.

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...