Sëmundjet e zemrës: Pastroni dhëmbët tri herë në ditë për t’i parandaluar sëmundjet vdekjeprurëse

PUBLIKUAR

Sëmundjet e zemrës mbesin në mesin e shkaktarëve më të mëdhenj të vdekje në botë.

Por, ekspertët kanë zbuluar se nëse i pastroni dhëmbët më shumë se dy herë në ditë, atëherë ju mund ta zvogëloni rrezikun e këtyre sëmundjeve për më shumë se 10%, transmeton Telegrafi.

Siç thonë ata, pastrimi i dhëmbëve tri herë në ditë apo më shumë ndërlidhet me ulje të rrezikut të problemeve me pompim të gjakut në zemër dhe me ulje të rrezikut të dridhjeve atriale – sëmundje e cila shkakton rrahje të çrregullt të zemrës dhe shpeshherë me puls shumë të shpejtë.

Një prej teorive të mundshme prapa këtij zbulimi është se pastrimi i shpeshtë i dhëmbëve e redukton numrin e baktereve që jetojnë mes dhëmbëve dhe mishit, duke i parandaluar ato të futen në sistem të gjakut.

Studimet ekzistuese veçse tregojnë se higjiena e dobët orale shpie në baktere në gjak, duke shkaktuar inflamacion në trup.

Më pastaj, inflamacioni e rritë rrezikun e rrahjeve të çrregullta të zemrës dhe e dobëson aftësinë e zemrës për të pompuar gjak. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...