Sëmundja është “e shkruar” në fytyrë: Çfarë mund të vërejmë menjëherë?

PUBLIKUAR

Sëmundja është “e shkruar” në fytyrë, ndërkaq pasojat mund të shihen vetëm pas disa orësh pas shfaqjes së infeksionit të caktuar në organizëm, tregojnë rezultatet e studimit suedez.

Dhe të mos flasim për simptomat e zakonshme, siç janë kollitja dhe teshtitja, por edhe për shenjat e pashlyeshme në fytyrë, të cilat tregojnë që sëmundja po fillon.

Të sëmurët zbulohen edhe nga simptomat e përbashkëta të cilat paraqiten në fytyrë, siç janë lëkura e zbehtë, fytyra e ënjtur, skuqja e syve, kapakët e ënjtur të syve, buzë të çara dhe ndjenja e vazhdueshme e lodhjes.

Shpesh nuk na duhet më shumë se një shikim i zakonshëm për të vërejtur që dikush është i sëmurë.

Pikërisht ai mekanizëm u ndihmon njerëzve që të shmangin kontaktin me infeksionin, transmeton Telegrafi.

Këtë e ka treguar edhe studimi i Universitetit të Stokholmit, i cili ka testuar 16 njerëz – gjysma e parë ka qenë e infektuar me infeksion, ndërsa gjysma tjetër me placebo.

Disa orë më vonë shkencëtarët kanë fotografuar pjesëmarrësit në studim dhe grupit të pavarur të pjesëmarrësve të pavarur i kanë treguar fotografitë e 62 njerëzve.

Detyrë e tyre ka qenë që për pesë sekonda të vlerësojnë fytyrat e këtyre njerëzve.

Është konstatuar që pjesëmarrësit e studimit kanë mundur t’i identifikojnë 81 për qind të pacientëve vetëm në bazë të fotografive, ndërsa identifikimi i personave të shëndetshëm ishte edhe më preciz.

Ka rezultuar që ishin dy karakteristika kryesore të personave të sëmurë – lëkura e zbehtë dhe kapakët e ënjtur të syve. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...