“Sëmundja e vjeshtës”: Lojërat që na bën shtatori

PUBLIKUAR

Këtë gjë më shumë se gjithçka e ndjen trupi i njeriut. Ekspertët konfirmojnë që një ndër 10 persona vuan nga “sëmundja e vjeshtës”, që shkakton disa çrregullime të vogla si pasojë e reduktimit të dritës dhe temperaturës. Mesi dhe fundi i shtatorit është periudha në të cilën rreziku për t’u prekur nga këto shqetësime shtohet.

Shkëlqimi dhe mbrëmjet buzagaz po ia lënë vendin vjeshtës, që disa herë mund të mbërrijë me jo pak probleme. Gjendje emocionale dhe humor i ulët, rritje e oreksit dhe dëshirë e madhe për karbohidrate, që shihen si shpëtimtarë për të të ngritur pak lart… Këto janë vetëm pak nga ndjesitë që mund të prekin shumë njerëz në fillimet e kësaj stine.

Mjekët tregojnë se kjo atmosferë, shoqëruar shpesh me problemet e fillimit të sezonit të shkollës e punës, mund të bëjnë ndokënd të lodhur.

Për të fituar mbi vështirësitë e të zgjuarit nga gjumi, plogështinë, humorin e keq dhe urinë, studimet tregojnë se është i domosdoshëm një regjim i mirë ushqimor, transmeton Telegrafi.

Është e rëndësishme që të ndiqen disa këshilla të thjeshta dhe praktike që ta bëjnë këtë periudhë tranzicioni mes stinësh më të lehtë e të përballueshme. Dhe ushqimet janë aleati më i mirë! Nga t’ia nisësh?

Vitamina B6 dhe magnezi janë zgjidhja ideale…

Vitamina B6

– Ju ndihmon që të mbroheni nga infeksione të ndryshme dhe nga temperatura e lartë.
– Ju ndihmon për t’u mbrojtur nga dhimbje të ndryshme, nga sëmundjet e zemrës.
– Vitamina B6 ndihmon në mbrojtjen e sëmundjeve të sistemit nervor, si neurozat dhe parkinsoni.
– Ndihmon në forcimin e sistemit imunitar.
– Rrit aftësitë e organizmit për të përdorur proteinat.
– Mbron trurin nga plakja e parakohshme.
– Kuron sëmundje që lidhen me stomakun, mëlçinë, me organet e frymëmarrjes dhe ka shumë e shumë avanatzhe të tjera që e ndihmojnë organizmin së tepërmi.

Ku gjendet? Vitamina B6 gjendet kryesisht tek banania, qumështi, mishi, mëlçia, tek patatet, peshku, tek frutat e thata etj.

Magnezi

– Forcon sistemin nervor dhe mbron nga depresioni.
– Ndihmon në zhvillimin normal të qelizave të trupit, të mushkërive, të sistemit nervor e presionit të lartë të gjakut.
– Ndihmon organizmin në shndërrimin e ushqimit në energji.
– Forcon sistemin imunitar.
– Magnezi mbron organet e frymëmarrjes, parandalon gurët në veshka.
– Lehtëson dhimbjen e kokës, ankthin, depresionin, migrenën.
– Mbron sistemin kardiovaskular.

Ku gjendet? Magnezi gjendet tek perimet (domatja, speci, fasulja, spinaqi, thjerrëzat), tek frutat (kikirikë, lajthi, farat e lulediellit, bananet) apo tek ushqime të tjera, si: çokollata e zezë, salmoni, sardelja etj.

Nëse vitamina B6 dhe magnezi arrijnë nivele optimale, truri duket se reagon më mirë ndaj ndryshimit stinor. Dhe mos harroni, që përpos shportës së pasur me ushqime, të zgjoheni herët në mëngjes. Në këtë mënyrë nuk do të humbisni asnjë rreze dielli, që nga ora 8:30 dhe 10 është më i fortë. Kjo është një kurë shumë e mirë dhe pa shpenzime! /Telegrafi/

LAJME TË TJERA

Kurti publikon foto nga Berna, tregon frazën interesante që ia ka thënë presidenti zviceran

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po qëndron për një vizitë zyrtare në Zvicër. Ai...

Shpërthimet në veri, Hovenier: I tronditur, autorët të dalin para drejtësisë

Ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka reaguar pas shpërthimeve në veri të...

Prishtinë: Arrestohet 44-vjeçari për shitblerje të narkotikëve

Policia e Kosovës ka arrestuar sot të dyshuarin 44-vjeçar, i cili merrej me trafikim...

Jasharaj: Jemi kundër testimit me shkrim për mësimdhënësit

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Rrahman Jasharaj ka thënë...

SHIKO MË SHUMË

Antibiotikët të tejpërdorur te sinusitet

Antibiotikët duket se shfrytëzohen së tepërmi për sinusit, derisa shumica e këtyre gjendjeve shkaktohen...

Kur digjeni në diell, lyeni lëkurën me qumësht dhe me këtë përbërës: Skuqja do të zhduket menjëherë!

Ja se si më së lehti t’i përballoni djegiet nga dielli Duhet t’i dini të...

Është e rrezikshme kur kombinohen diagnozat kronike dhe vapa

Personat me zemër dhe veshka të sëmura kanë mundësi të shmangin përkeqësimin e shëndetit Nëse...