Sëmundja e Parkinsonit: Simptoma në sy që shërben si shenjë paralajmëruese

PUBLIKUAR

Sëmundja e Parkinsonit shkaktohet nga humbja e qelizave nervore në një pjesë të caktuar të trurit.

Kjo pastaj shpie në reduktim të dopaminës, i cili është kimikal në tru që merret me rregullimin e lëvizjes së trupit, transmeton Telegrafi.

Mungesa e dopaminës mund t’i nxisë simptomat e sëmundjes së Parkinsonit. Tri simptomat kryesore të kësaj sëmundje janë: lëvizja e padëshiruar e pjesëve të caktuara të trupit, lëvizja e ngadaltë, si dhe muskujt jofleksibilë dhe të ngurtë.

Megjithatë, një tjetër simptomë e kësaj sëmundje rezulton të jetë vështirësia për t’i lëvizur sytë.

Siç demonstrojnë simptomat tjera, Parkinsoni ndikon në aftësinë për t’i lëvizur pjesët e trupit, duke përfshirë sytë.

Andaj, vështirësia për t’i lëvizur sytë mund të jetë simptomë e kësaj sëmundje.

Siç shpjegon organizata ‘Parkinson’s UK’, kjo simptomë është më e theksuar kur përpiqeni t’i shikoni objektet që lëvizin shpejt, siç është shikimi i veturave duke lëvizur apo shikimi i një loje tenisi.

Nëse keni këtë simptomë, atëherë është mirë të konsultoheni me doktorin. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...