Semedo tregon një sekret: “A e dini çka e bën shumë të veçantë Messin?”

PUBLIKUAR

Asnjë nuk shënon si ai, ose nuk ka shënuar në të kaluarën, apo nuk shënon shumë sa ai.

Bëhet fjalë për gola nga gjuajtjet e lira, Leo Messi është shumë shumë para të tjerëve viteve të fundit.

ࣿËshtë interesante fakti se sipas Nelson Semedos, që ka luajtur disa sezone me Leon, ai nuk i praktikon ato në stërvitje siç bëjnë shumë të tjerë, përfshirë edhe rivalin e tij dikur nga goditjet e dënimit, Cristiano Ronaldon.

“Nuk ka fjalë ta përshkruaj se sa i mrekullueshëm është Leo Messi. A e dini çka e bën edhe më të veçantë? Ai kurrë nuk praktikon goditjet e dënimit në stërvitje, për të është diçka natyrale”, u shpreh Semedo.

Nuk i praktikon dhe prapë është njeriu me më së shumti gola nga goditjet e dënimit që nga viti 2015. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...