Selvije Halimi Deputete në Kuvendin e Kosovës nga radhët e PDK-së ka mbajtur fjalim në mbledhjen e Komisionit Parlamentar për Mbikëqyrjen e MSA dhe eurodeputetët e Parlamentit Evropian, ajo ka thënë se momenti i nenshkrimit, ratifikimit dhe hyrja ne fuqi e Marreveshjes se Stabilizim Asocimit e tregon praktikisht dhe juridikisht gatishmerine e Kosoves dhe BE.
Fjalimi i plotë i deputetës Halimi:
Te nderuar bashkekryesues, z. Xhavit Haliti dhe z. Tonino Picula,
Te nderuar anetare te parlamentit evropian dhe ju kolege nga parlamenti i Republikes se Kosoves,
Momenti i nenshkrimit, ratifikimit dhe hyrja ne fuqi e Marreveshjes se Stabilizim Asocimit e tregon praktikisht dhe juridikisht gatishmerine e Kosoves dhe BE se per tu perballur me sfidat dhe obligimet per pergatitjen e vendit per anetaresim ne BE.
Kosoves i duhen reforma rrenjesore.
Qytetaret tane jane ne pritje te rezultateve tona te perbashketa drejte kryerjes se obligimeve te ndersjella.
U jemi mirenjohes gjithe faktorit nderkombetare per perkrahjen e Kosoves, por ne te njejten kohe u jemi shume mirenjohes qytetareve te Kosoves per perkushtimin e treguar ne proceset integruese.
Te nderuar te pranishem,
Dua te ve theksin ne faktin qe Republika e Kosova ka nje popullesi ne rritje dhe qe dominojne moshat e reja, afer 50% e popullesise jane me te rinje se 25 vjec, prej tyre mbi 20% jane ne mes moshes 15 – 25 vjec, gje qe meritojne vemendje te shtuar dhe te vazhdueshme.
Tashme ne rrethana te reja Qeveria duhet te rishikoj infrastrukturen ligjore dhe strategjine per te rinjet me qellim te rritjes dhe percaktimit te prioritetizimive evropiane per rinine.
Propozoj qe sa me pare te:
– Te shfrytezohen te gjitha programet per rinine ne kuader te zones evropiane.
– Te filloj sa me pare te realizohet projekti per fuqizimin e rinise permes Kartes Rinore Evropiane.
– Te shfrytezohen tere mekanizmat per formalizimin e ekonomise joformale me qellim qe te rinjet te shohin perspektiven ne sektorin privat te punesimit.
Te respektuar te pranishem,
Mosha e re eshte cak i shume dukurive negative dhe vazhdon te rritet trendi nese ne nuk organizohemi si duhet per te vepruar ne parandalim.
Mosha e re eshte cak i influences nga ideologjite radikale pothuaj se ne tere vendin me theks te shtuar ne rajone me pak te zhvilluara apo ku te rinjet jane me pak te vemendshem apo per faktin se nuk shohin perspektive.
Kosova tashme eshte partnere e fuqishme e vendeve demokratike ne lufte kunder ekstremizmit dhe radikalizmit.
Ka hartuar Strategjine e Parandalimit te Ekstremizmit te Dhunshem dhe Radikalizmit qe shpie ne Terrorizem 2015-2020 dhe Planin e Veprimit per implementim e saj, infrastrukturen ligjore si dhe trupat e veprimit si dhe eshte duke hartuar Strategjine per Rehabilitimin e ish pjesemarresve ne zonat e konflikteve.
Ne kete drejtim qeveria me mekanizmat e vete duhet te shtoj kontrollin e te gjitha ambienteve ku grupohen te rinjet me qellim te parandalimit te ideologjise radikale.
Propozoj qe qeveria:
– Te krijoj partneritetet me institucionet fetare dhe keshillat fetare me qellim te parandalimit te perhapjes se ideologjise radikale
– Qe shperndarja e investimeve kapitale, grandeve dhe donacioneve te preqendrohet ne vendet te cilat jane te prekura me shume nga kjo ideologji me qellim te krijimit te perspektives per te rinjet
– Te rishikoj pergjegjesit e trupave institucional me qellim te harmonizimit dhe ndarjes se kjarte te detyrave dhe pergjegjesive ne kete rrafsh. /LipjaniNews/


