Selin Bollati dhe DJ Gimbo flasin për jetën pas Big Brother: Kemi projekte të reja

PUBLIKUAR

Selin Bollati dhe DJ Gimbo kanë bërë paraqitjen e tyre të parë televizive si çift pas përfundimit të Big Brother VIP Albania 5, ku kanë folur për projektet e reja dhe planet që kanë për karrierën.

Selin tregoi se pas daljes nga shtëpia e BBV-së ka zgjedhur t’i japë kohë vetes dhe të mos nxitojë për të qenë vazhdimisht në qendër të vëmendjes.

Ajo u shpreh se, ndonëse shumë njerëz i kanë sugjeruar ta shfrytëzojë menjëherë popullaritetin e fituar, ka preferuar të ecë me ritmin e saj dhe të punojë larg zhurmës mediatike.

Zbuloi se gjatë verës ka shijuar pushimet, por njëkohësisht ka qenë e angazhuar në përgatitjen e projekteve të reja, të cilat pritet t’i prezantojë së shpejti.

Megjithatë, theksoi se ende nuk është momenti për të zbuluar detaje.

Nga ana tjetër, DJ Gimbo tha se pjesëmarrja në Big Brother VIP u ka dhënë një mundësi të mirë për t’u bërë më të njohur, por sipas tij, suksesi varet nga mënyra se si secili arrin ta menaxhojë këtë vëmendje.

Ai shtoi se tashmë është i fokusuar në projektet muzikore dhe synon ta shfrytëzojë sa më mirë mbështetjen që ka fituar nga publiku.

Çifti la të kuptohet se periudha pas reality shout po shfrytëzohet për punë dhe përgatitje të projekteve të reja, duke premtuar se shumë shpejt do të sjellin surpriza për fansat e tyre. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Gjithçka i ka hije, Olta në fustan i lë të tjerët në hije

Olta Gixhari di si të marrë vëmendje. Aktorja e njohur ka publikuar fotografi me një...

Luana nuk përmbahet, me këtë lëvizje rrezikon të ekspozojë me shumë se ç’duhet

Luana Vjollca është një nga moderatorët me të pëlqyera në mediat shqiptare. Ajo shfaqet shumë...

Në orët e vona, Kushtrim Kelani publikoi një selfie me Aurorën

Kushtrim Kelani ka ngjallur reagime në rrjetet sociale pasi ka publikuar një selfie në...