‘Selfiet’ janë të dëmshme për shëndetin: Simptomat që tregojnë se jeni të varur nga ky fenomen

PUBLIKUAR

A jeni të fiksuar pas selfieve? Epo, sipas shkencës, ju mund të jeni duke vuajtur nga ‘selfitisi’ – kompleks psikologjik që seriozisht ndikon në shëndetin mendor.

Edhe pse ky term është zhvilluar për herë të parë në vitin 2014, shkencëtarët tani e kanë konfirmuar se ekziston një fenomen i tillë, transmeton Telegrafi.

Hulumtuesit pasi i kanë anketuar 400 pjesëmarrës nga India (shteti me më së shumti përdorues të Facebook-ut), përmes eksperimenteve të ndryshme ka treguar se personat e varur nga selfiet kanë mendime dhe ndjenja më negative.

Kryesisht personat e varur nga selfiet vuajnë nga mungesa e vetëbesimit dhe kërkojnë të përshtaten në rrethin ku jetojnë.

Simptomat të cilat tregojnë se jeni të varur nga selfiet janë të ndryshme. Disa prej tyre janë këto:

– Bëni shumë selfie sepse ndiheni mirë

– Shpërndani selfie në rrjete sociale sepse dëshironi të garoni me miqtë

– Dëshironi vëmendje nga tjerët duke postuar selfie në rrjete sociale

– I zvogëloni nivelet e stresit duke bërë selfie

– Ndiheni me më vetëbesim kur bëni selfie

– Postoni shpesh selfie për të marrë më shumë ‘Like’ dhe komente në rrjete sociale, etj. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...