Sekuestrohet një pushkë gjuetie në Lipjan

PUBLIKUAR

Drejtoria Rajonale e Policisë – Prishtinë, po ndërmerr të gjitha masat e nevojshme policore për të siguruar rendin dhe qetësinë publike në rajonin e Prishtinës.

Përmes një njoftimi nga Policia e Kosovës, bëhet e ditur se në kuadër të veprimeve operative që po kryen policia me qëllim parandalimin dhe zbulimin e veprave kriminale, dje nga hetuesit e stacionit policor Veriu në Prishtinë dhe të stacionit të Lipjanit, në dy raste të ndara janë arrestuar tre persona të dyshuar.

“Nga zyrtarët e stacionit të veriut është arrestuar personi i dyshuar: B.,D, mashkull, 34 vjeç,  për armëmbajtje pa leje, të cilit gjatë një kontrolli rutinor i janë gjetur dhe sekuestruar: një armë zjarri, një karikatorë dhe 2 fishekë”, thuhet në njoftim.

Tutje vazhdon njoftimi se nga zyrtarët e stacionit policor të Lipjanit,  janë arrestuar dhe dërguar në qendër të mbajtje, personat e dyshuar: V.R, mashkull 39 vjeç, M.R, mashkull 61 vjeç, veprën Kanosje, që është raportuar dje rreth orës 16:00.

“Përveç kanosjes ndaj personit M.R, mashkull 61 vjeç, është iniciuar rast edhe për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës, pasi të njëjtit i është gjetur dhe sekuestruar: një pushkë gjuetie ( leje të skaduar) dhe 4 fishekë”, thuhet në njoftimin Policisë së Kosovës.

SHIKO MË SHUMË

Punëtori rrëzohet në një objekt në Lipjan, përfundon në QKUK

Një aksident në vendin e punës ka ndodhur ditën e djeshme në Lipjan ku...

Flamur gjigant i UÇK-së vendoset në objektin e Komunës së Lipjanit

Një flamur gjigant i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) është vendosur në objektin e...

Buja: Vendi ka mbetur pa liderët që do të arrinin marrëveshje politike

Ish-komandanti i UÇK-së, Shukri Buja, ka thënë se procesi në Hagë po rezulton i...