SEKSI ËSHTË SI DROGA: A jeni edhe ju narkoman?

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Vranët dhe me shi

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se për të shtunën parashikohet të mbajë...

Leposaviq: Motra e raportoi për dhunë psikike, intervistohet pasi i kalon dehja

Një person në Leposaviq është intervistuar pasi i ka kaluar dehja, pasi motra e...
seksi-euml-sht-euml-si-droga-a-jeni-edhe-ju-narkoman_2_hdShkencëtarët konstatojnë që truri i njerëzve të cilët janë të varur nga seksi apo pornografia është i ngjashëm me trurin e të varurve nga droga.

Një grup shkencëtarësh të Kembrixhit, duke përdorur rezonancën magnetike, kanë zbuluar që në tri qendra të trurit të të varurve nga seksi është vërejtur aktiviteti i shtuar, për dallim nga meshkujt të cilët nuk janë të preokupuar me seksin. Fjala është për të njëjtat pjesë të trurit në të cilat është vërejtur aktivitet i shtuar te varësit nga drogat pas marrjes së substancave psikoaktive.

Hulumtuesit, transmeton Telegrafi, pikërisht mendojnë se kjo ka goxha lidhje me varësinë nga drogat, duke pasur parasysh që varësit nga drogat vetes shpesh ia shtojnë dozën madje edhe përtej kufijve të kënaqësisë, gjë që shpesh i çon edhe në mbidozë.

narkFoto-publik16-670x446

 

Shkencëtarët gjithashtu besojnë që varësia nga pornografia është fenomen i cili më së shpeshti i godet meshkujt religjiozë, të cilët ndihen fajtorë për shkak të sjelljes së tyre seksuale. Disa ekspertë madje mendojnë që disa sjellje si p.sh. problemet me bixhozin apo seksin më mirë përputhen me definicionin e sjelljes kompulsive apo së paku të çrregullimit obsesiv-kompulsiv, sesa me varësinë.

porndfgfjfjff

 

Megjithatë, rezultatet e studimit nuk munden aq lehtë të injorohen, duke pasur parasysh që gjithsesi sugjerojnë se si truri i personave te të cilët është e pranishme sjellja kompulsive seksuale megjithatë ka ngjashmëri me trurin e varësit nga drogat, andaj këto dy gjëra megjithatë në mënyrë të ngjashmëve veprojnë në trurin e njeriut.

SHIKO MË SHUMË

ORENDI hap konkurs pune

A je marakli dhe të pelqen të punoni me dru? Fabrika Orendi , është vendi...

Nesër nga ora 13:00 do të bëhet varrimi i të riut Gëzim Rizani

Këshilli i Bashkësisë Islame në Lipjan ka njoftuar se varrimi i të riut Gëzim...

Shtatë raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit në Kosovë

Shtatë rastë të dhunës në familje kanë ndodhur në 24 orët e fundit në...