Sekreti i vjetër 400 vjet: Përshpejtoni humbjen e kilogramëve, eliminoni fryrjen!

PUBLIKUAR

Nëse dëshironi të zgjidhni problemin me tepricën e ujit në trup dhe të përshpejtoni humbjen e kilogramëve, përgatitni dy çaje të shijshme të cilat pastrojnë gjakun dhe trupin nga toksina, nxisin punën e metabolizmit dhe eliminojnë fryrjen.

Lulequmështorja ose siç quhet ndryshe në popull lule gomari (Taraxacum officinale) është super ushqim, ndërkaq çaji nga rrënjët e saj përshpejton metabolizmin, pastron mëlçinë, nxit djersitjen, eliminon materiet toksine nga gjaku dhe trupi, pastron mukozën e organeve të frymëmarrjes dhe ul kolesterinën, transmeton Telegrafi.

Çaji nga rrënjët e lulequmështores

Përgatitja:Një lugë të vogël çaji me rrënjë të grimcuara të lulequmështores qitni në ujë të vakët. Nxehni deri sa të vlojnë dhe zieni edhe 10 minuta. Në fund kullojeni.

Që maraqi (Foeniculum vulgare) është aleat i linjës së përsosur trupore dihet tashmë me qindra vjet.

Farat, fletët dhe rrënjët e maraqit shpesh i përdorin në pije dhe pije shëruese ata të cilët kanë shtuar peshë në mënyrë që të shërojnë mungesën e vet të lehtësisë dhe të bëhen më shtathollë, ka shkruar botanisti anglez William Kols në vitin e hershëm 1657.

Çaji nga maraqi nxit punën e metabolizmit, tajit tepricën e lëngjeve dhe toksinën. Gjithashtu përmirëson peristaltikën e zorrëve, zvogëlon ndjenjën e urisë dhe eliminon kapsllëkun dhe fryrjen.

Përgatitja: 4 lugë të vogla fara maraqi qitni në një litër ujë të vluar dhe zieni edhe 5 minuta. Hiqni nga zjarri, mbuloni me kapak dhe lini të qëndrojë 15 minuta. Kullojeni. Pini dy deri ti herë në ditë. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...