Sekretari britanik i Mbrojtjes reagon ashpër ndaj ushtrisë ruse

PUBLIKUAR

Sekretari i Mbrojtjes, Michael Fallon ka konfirmuar se flota britanike është duke i mbajtur “sytë te Admirali Kuznetsov”, pasi Rusia po bën poteza të fshehtë përsëri.

Sekretari i Mbrojtjes në Britani, Michael Fallon tha se luftanijet dhe avionët luftarakë britanikë shoqëruan aeroplanmbajtësen e vetme ruse përmes kanalit britanik, pasi duke u shfrytëzuar për herë të parë në ofensivë masive në muajit të kaluar në qytetin sirian të Aleppo’s, shkruan independent, transmeton Gazeta Express.

“Ne po i mbajmë sytë te Admirali rus Kuznetsov”, tha Fallon në një deklaratë, duke e quajtur anijen një “anije e turpit, misioni i së cilës ka zgjatur vetëm vuajtjet e popullit sirianë”.

Edhe pse ajo ishte një pjesë e marinës sovjetike në 1980, Kuznetsov propozoi për herë të parë t’i ndihmojë forcat e presidentit sirian Bashar Al-Assad, në sulmin përfundimtar për t’u mbrojtur nga rebelët e Aleppo’s lindor.

Sekretari shtoi se mbikëqyrja e anijeve ruse ndërsa kalojnë në kanalin anglez është një masë e zakonshme në kuadër të ruajtjes së territorit të vendit. Të njëjtën gjë forcat britanike bënë kur aeroplanmbajtësja Kuznetsov bashkë me eskortën e saj kaloi pranë brigjeve britanike në tetor në udhëtimin e saj drejt Sirisë.

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...