Sekretari amerikan i shtetit shpreh ngushëllime për tragjeditë në Bullgari

PUBLIKUAR

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka shprehur ngushëllime për aksidentin tragjik në Bullgari ku humbën jetën 45 qytetarë të Maqedonisë së Veriut si dhe për zjarrin që ka shpërthyer poashtu në Bullgari në shtëpinë e pleqëve ku vdiqën 9 persona, raporton Gazeta Express.

Në llogarinë e tij në Twitter, Blinken ka shkruar se Departamenti i Shtetit dhe populli amerikan u shpreh ngushëllime Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë dhe u uron shërim të shpejt të lënduarve.

“Departamenti i Shtetit dhe populli amerikan u shpreh ngushëllime të thella popullit të Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë për humbjen tragjike të jetëve në aksidentin e sotëm me autobus dhe në zjarrin në shtëpinë e pleqve. Zemrat tona janë me të gjithë ata që janë në zi dhe u urojmë shërim të shpejt të lënduarve”, ka shkruar Blinken.

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...