Sejdiu i gatshëm të garojë për kryetar të LDK-së

PUBLIKUAR

Sejdiu i gatshëm të garojë për kryetar të LDK-së

Ish-presidenti Fatmir Sejdiu thotë se situata aktuale politike, i ka kushtuar vendit me humbje të kohës. Ndërsa, nuk ka përjashtuar mundësinë që të rikandidojë në garën për kryetar të LDK-së

Në një intervistë për RTK-në, Sejdiu tha se nuk e di se çfarë dialogu është zhvilluar mes Presidentes dhe liderëve.

“Presidentja duhet realisht të jetë shumë insistuese dhe në këtë kuadër them se hapësira e saj vepruese nuk është e vogël”, ka thënë Sejdiu.

Duke folur për LDK-në, ai tha se është i brengosur që ende nuk po bëhen përgatitje për zgjedhjet brenda saj.

Ai nuk e ka përjashtuar mundësinë për rikandidim.

“Një gjë duhet të kujtoj për anëtarësinë, se LDK asnjëherë nuk ka vonuar proceset e saj, as në periudhat më të vështira të saj, madje edhe i ka shpejtuar ato”, ka thënë Sejdiu.

SHIKO MË SHUMË

Ora dimërore ka filluar, është zhvendosur një orë prapa

Ora dimërore ka filluar. Në orën tre pas mesnate, akrepat e orës u zhvendosën...

​Përfaqësues të FSK-së përfunduan me sukses kursin për nënoficerët e lartë

Përfaqësues të Forcës së Sigurisë së Kosovës përfunduan me sukses Kursin Ndërkombëtar për nënoficerët...

Dogana e Kosovës zbulon 113 telefona mobilë të kontrabanduar, asnjë dokumentacion për origjinën

Dogana e Kosovës, mbrëmë, më 23 tetor 2026, pas pranimit të informatave përmes rrugëve...