Seedorf shpjegon se pse Interi dhe Milani janë favorit për ta fituar Serie A

PUBLIKUAR

Legjenda e Milanit, Clarence Seedorf beson që mosha e Zlatan Ibrahimovic dhe Olivier Giroud nuk është “problem” dhe shpjegon se pse kuqezinjtë dhe Interi janë favorit për ta fituar titullin e Serie A këtë sezon

Seedorf, ish mesfushori dhe trajneri i Milanit, kaloi 10 vite të kuqezinjtë si futbollist duke fituar dy tituj në Serie A dhe dy tituj të tjerë në Ligën e Kampionëve.

Ai kaloi dy vite e gjysmë edhe te Interi para se t’i bashkohej Kuqezinjve.

Seedorf ndau zhveshtoren e Milanit me disa nga lojtarët më të mirë në histori të këtij klubi, përfshirë Paolo Maldinin, i cili tani është drejtor teknik i klubit.

“Ne ende flasim me njëri tjetrin. Milan është në duar të mirë për momentin”, i tha Seedorf Tuttosportit.

“Milan janë duke ndërtuar një skuadër të kombinuar me lojtarë të rinj dhe me përvojë. Paolo mendon si unë. Ata transferuan Giroud këtë verë, kështu që ne ndajmë të njëjtin mendim”.

Seedorf u pensionua në moshën 38 vjeçare pasi kaloi dy sezone në Botafogo.

“Kurrë nuk kam besuar në moshë. Kemi të bëjmë me moshë biologjike, por kjo varet nga gjendja fizike”.

“Unë kisha rezultate më të mira në moshën 34 vjeç se në moshën 26, por ju duhet të shikoni pasi që kjo ka të bëjë me trajnerin. Ibra dhe Giroud kanë pasur sukses në karrierën e tyre, ata janë mirë fizikisht dhe do ta ndihmojnë njëri tjetrin me përvojën e tyre”.

Ish mesfushori beson që kuqezinjtë dhe Interi janë favorit për ta fituar titullin e Serie A këtë sezon.

“Do të jetë një sezon i balancuar, por Interi dhe Milani duket se kanë më shumë brum se skuadrat e tjera. Do të jetë interesant të shohim po ashtu se si do ia del Milani në Ligën e Kampionëve”.

“Juventusi duhet të përmirësohet shumë. Ata kanë fituar në 10 vitet e fundit, kështu që nuk pres që ata të kenë vullnet për të fituar ndonjë gjë në Itali”. /GazetaExpress/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...