Sead Koçan i kërcënohet paraburgimi afatgjatë, nëse nuk paraqitet menjëherë!

PUBLIKUAR

Vendimi i Gjykatës së Apelit për Sead Koçan do të thotë “biletë direkte për kthim në Maqedoni” dhe paraburgim në Shuto Orizare. Ekspertët juridik komentojnë se nëse Koçan kapet në arrati, atëherë paraburgimi do të zgjatë më shumë kohë, për shkak se do të konsiderohej si ka qenë në arrati, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Përderisa ai nuk paraqitet gjatë ditës së sotme, më së voni deri nesër, do të konsiderohet si rrethanë lehtësuese, kështu që mund të ndodh për të shkuar në paraburgim vetëm për 30 ditë.

Gjithsesi, për Koçan do të jetë e vështirë të tregojë se nuk ka pasur për qëllim arratinë, për shkak se tanimë për 9 ditë është jashtë Maqedonisë, ndërsa nuk ka asnjë gjurmë nga ai.

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...