Së shpejti “LIPJANI ME RRETHINË, MONOGRAFI” nga Sefer Tasholli

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Lajçak thotë se shoqëritë e Kosovës dhe Serbisë s’e duan normalizimin: Sa herë Kurti e Vuçiq bëjnë ndonjë hap, ka kritika

Emisari i BE’së për Ballkanin Perëndimor, Miroslav Lajçak, përgjegjës për bisedimet Kosovë-Serbi, ka thënë...

Moti sot me diell dhe vranësira: minimalja 0 gradë Celsius, maksimalja deri në 16

Moti sot parashihet të jetë me diell dhe vranësira të pakta në orët e...

Nga Sefer Tasholli:

Të nderuar qytetarë, të dashur miq,
Ju njoftoj se së shpejti do të dal nga botimi libri im “LIPJANI ME RRETHINË,MONOGRAFI”, për të cilin kam punuar me përkushtim për disa vite.Libri përmbanë 5 kapituj dhe ngjarjet janë të ndara në kohë.Në kap.I ipen të dhënat për Lipjanin, pozitën, arsimin, shëndetësinë, kulturën, sportin, bujqësinë, industrinë, të dhënat morfologjike dhe pasuritë natyrore, arkeologjike e historike.Në kapitujt II, III dhe IV pasqyrohët historia jonë në dekada duke shkruar për ata që lanë histori: të vrarët, pushkatuarit, të dënuarit dhe dëbuarit.Ngjarjet që ishin në këtë territor duke përfshirë luftërat,takimet, protestat, demonstratat, organizimet politike, rezistenca aktive dhe lufta për liri.Këtu hyjnë edhe të gjitha vrasjet, burgosjet e masakrat që ndodhën që nga viti 1912 dhe këto të fundit 1998/99, duke përfshirë 21 dëshmorët.
Në kap.V janë dhënë të gjitha të arriturat pas çlirimit dhe pavarësisë, nga futja e forcave të NATO-së dhe UÇK-së në Lipjan, ndihmat nga ndërkombtarët në rindërtimin e shkollave dhe shtëpive të djegura nga forcat serbe. Këtu janë vendosë të gjitha zgjedhjet lokale dhe të gjitha investimet në komunën e Lipjanit.
Libri përmbanë 508 faqe, e formatit B5 (18x 25 cm) e pasuruar me foto kolor, me letër kualitative, kopertinën e fortë dhe tirazh prej 1000 copë.
Falenderoj të gjithë ata që më ndihmuan, duke më ofruar të dhëna, posaçërisht komunën e Lipjanit, të cilës i është kushtuar libri.
Një falënderim të veçantë kam për një grup miqsh që më ndihmuan me mjete financiare, të ia dal mbanë botimit të librit.
Për promovimin e librit do të njoftoj qytetarët, besoj se do të bëhet me rastin e çlirimit të Lipjanit, më 12 Qershor 2020 (nëse krijohën kushtet, për shkak të pandemisë).
Me respekt!

SHIKO MË SHUMË

Opinioni i Ymer Troshupës për rikandidimin e Imri Ahmetit për Kryetar të Lipjanit

Opinion nga Ymer Troshupa: Zyrtarizimi i kandidatures së Imri Ahmeti-t kandidat për Kryetar të Lipjan-it,...

Ymer Troshupa: Kënd po e thërret Ezani

Nga Ymer Troshupa Sot në Magurë të Lipjanit, u rrënua një objekt, që dikush mund...

Troshupa: Tri spektakle të turpshme dje i pasqyruam para Botës

Nga Ymer Troshupa: 1-U arrestuan, duke i refuzuar dhe kontestuar ftesat që burojnë nga një...