Së shpejti del në shitje ‘autoçikleta’, që do të kushtojë shtatëmijë dollarë (Foto)

PUBLIKUAR

Në Shtetet e Bashkuara do të del së shpejti në shitje një makinë e pazakontë, që është prodhuar nga Elio Motors.

Për një kohë të gjatë kjo që është cilësuar si motoçikletë nga qeveria, ka qenë e ndaluar të del në publik shkaku i formës që ka.

Por, tani i është dhënë drita e gjelbër ‘autoçikletës’ që të del në shitje, transmeton Telegrafi.

Makina bizare që ka vend vetëm për shoferin dhe një udhëtar, në pjesën e përparme i ka dy rrotë të shkëputura si dhe një rrotë të madhe në pjesën e pasme.

Me madhësi sa Honda Fit, por me peshë vetëm 570 kilogram, kjo makinë mund të lëvizë për 135 kilometra me një gallon, apo 3.7-litra.

Me shpejtësi makimale 160 km/h, shpejtësinë nga zero deri në 100 kilometra në orë e arrin për 9.6-sekonda.

Të interesuarit që duan ta kenë këtë makinë, që thuhet se shpenzon dhe lëshon shumë pak ndotje, ndërsa është tepër efikase, duhet të paguajnë shtatëmijë dollarë. /Telegrafi/

Së shpejti del në shitje autoçikleta qe do te kushtoje shtatemije dollare foto 2

Së shpejti del në shitje autoçikleta qe do te kushtoje shtatemije dollare foto 3

Së shpejti del në shitje autoçikleta qe do te kushtoje shtatemije dollare foto 4

SHIKO MË SHUMË

Fillon numërimi i votave nga KQZ, këtu mund ta ndiqni

Ka filluar numërimi i votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Votimi për zgjedhjet parlamentare të...

Policia flet për rastin e sulmit në Viti, thotë se po intervistohen dy persona

Një person është sulmuar në fshatin Pozheran të Vitisë. Për këtë rast në polici janë...

KQZ: Nga procesimi i 92.18% të vendvotimeve, 28.57% dalja në zgjedhje deri në orën 15:00

  Sipas të dhënave të fundit të KQZ-së të përditësuara në 16:19, nga procesimi i...