Modeli i shumëpritur duket shumë i mirë, andaj duket se ia vlen edhe pritja

Kur janë lansuar Boxter Spyder dhe Cayman GT4, të gjithë kanë pritur se kur Porsche do ua japë edhe tretmanin GT, shumë të pëlqyeshëm, transmeton Telegrafi.

Reporterët që merren me makina të reja, i kanë parë këto makina duke u testuar, ndërsa besohet se ishin të përditësuara me këtë tretman, mirëpo nuk ka pasur asgjë të konfirmuar nga Porsche, deri më tani.

Kompania Porsche ka konfirmuar gjithçka, nëpërmjet një filmimi të shkurtër në Facebook, nuk vetura shfaqet brenda një sekonde dhe nuk shihet aspak.

“Irracional në mënyrë të përkryer. Sjellim më shumë së shpejti” si dhe “Stuhia po vjen. A jeni gati” shkruan në fund, duke lënë të kuptohet se prezantimi do të ndodhë ditëve në vijim.

Megjithëse nuk tregohet asgjë konkrete, është thënë se Porsche 718 Boxter Spyder do ta ketë motorin më të fuqishëm se modeli aktual. /Telegrafi/