Së paku 16 vetë të vrarë nga sulmet ajrore në Siri

PUBLIKUAR

Së paku 16 vetë janë vrarë gjatë sulmeve ajrore të mbrëmshme në një burg në Idlib të Sirisë, që është nën kontroll të kryengritësve, ka njoftuar sot Observatori sirian për të drejtat e njeriut me seli në Londër, që i ka vëzhguesit në terren në Siri.

Ndër të vrarë ka persona të burgosur dhe anëtarë të personelit të burgut.

Forcat e qeverisë së Sirisë i kanë bombarduar fuqishëm kryengritësit në Idlib, që është njëra nga bazat më të rëndësishme të tyre. Kryengritësit synojnë përmbysjen e presidentit të Sirisë, Bashar al-Assad, transmeton REL.

Pjesë të provincës Idlib janë nën kontroll të kryengritësve të mbështetur nga Turqia, përfshirë, Armatën e Lirë Siriane, derisa hapësirat e tjera dominohen nga grupe të linjës së fortë.

Kryeqyteti i kësaj province me të njejtin emër, Idlib, kryesisht është nën kontroll të grupit Jabhet Fatah al-Sham, i ndërlidhur me al-Qaeda.

Idlibi rregullisht ishte në shnjestër të sulmeve ajrore nga Rusia dhe qeveria e Sirisë, ndërsa sulme ishin lansuar edhe nga koalicioni i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, që lufton kundër grupit ekstremist, Shteti Islamik.

Rusia, aleati kryesor i qeverisë së Sirisë, prej shtatorit të vitit 2015, ka ndërmarrë sulme ajrore në Siri.

Nga ky konflikt gjashtëvjeçar në Siri janë vrarë më se 320 mijë njerëz.

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...