SBASHK’u uron mësimdhënësit për fillimin e gjysmëvjetorit të dytë, pret që puna e tyre të mbështetet nga institucionet

PUBLIKUAR

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Kosovës u ka uruar punëtorëve të arsimit fillimin e gjysmëvjetorit të dytë, raporton Gazeta Express.

Me këtë rast, nga kjo sindikatë kanë kërkuar që punëtorët e arsimit të angazhohen maksimalisht në respektimin e rekomandimeve të IKSHPK’së, për të ruajtur shëndetin e tyre dhe të nxënësve.

Nga SBASHK’u kanë thënë se ndonjë mesazh përgëzimi e mbështetjeje i institucioneve të Kosovës do t’u jepte kurajo e forcë shtesë për ta realizuar më lehtë misionin e tyre.

Njoftimi i plotë:

Të nderuar punëtorë të arsimit  me respektin më të lartë ju përgëzojmë për gatishmërinë dhe angazhimin që gjysmëvjetori i dytë të nis me sukses.  Urojmë që të kemi sa më pak telashe e vështirësi me pandeminë dhe të vazhdojmë betejën për dije të reja  edhe përkundër mungesës së kushteve për punë dhe të mjeteve bashkëkohore të mësimit.

Gatishmëria dhe vullneti juaj në misionin e shenjtë të edukimit e arsimimit të brezave  na bën të ndjehemi krenar  dhe Ju premtojmë se  ne do të  vazhdojmë ta ruajmë besimin tuaj duke u angazhuar tani  e gjithmonë që të jemi zë i juaji dhe të realizojmë kërkesat tuaja legjitime.

Ju lusim të angazhoheni maksimalisht në respektimin e rekomandimeve të IKSHPK-së  duke ruajtur kështu shëndetin e nxënësve tanë dhe shëndetin tuaj.

Ju përgëzojmë edhe për gatishmërinë  e shprehur vazhdimisht që të angazhoheni e të veproni sipas  Vendimeve të institucioneve përgjegjëse lidhur me situatat që mund të krijohen, sepse fatkeqësisht numri i të prekurve me Covid edhe në Kosovë sa vjen e shtohet. Besojmë se ndonjë mesazh  përgëzimi e mbështetjeje i institucioneve të Kosovës do të na jepte kurajë e forcë shtesë për ta realizuar më lehtë misionin e shenjtë për edukimin dhe arsimimin  e brezave.

Na priftë  e mbara dhe paçim rrjedhë të mbarë gjatë gjithë gjysmëvjetorit të dytë.

SHIKO MË SHUMË

​Përfaqësues të FSK-së përfunduan me sukses kursin për nënoficerët e lartë

Përfaqësues të Forcës së Sigurisë së Kosovës përfunduan me sukses Kursin Ndërkombëtar për nënoficerët...

Dogana e Kosovës zbulon 113 telefona mobilë të kontrabanduar, asnjë dokumentacion për origjinën

Dogana e Kosovës, mbrëmë, më 23 tetor 2026, pas pranimit të informatave përmes rrugëve...

Dy persona gjenden pa shenja jete në Prishtinë dhe Graçanicë

Dy persona janë gjetur pa shenja jete gjatë ditës së djeshme në Prishtinë dhe...