SBASHK takohet me përfaqësuesit e Grupit Parlamentar të VV-së

PUBLIKUAR

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës së Kosovës ka dalur me një kumtesë në të cilën jep detaje për rrjedhën e protestës së 20 majit.

Me këtë veprim, sipas tyre, kanë shënuar pjesëmarrje të madhe të sindikalistëve e veçmas të anëtarësisë së SBASHK-ut, përcjell klankosova.tv.

Mes tjerash bëhet e ditur se SBASHK në kuadër të BSPK-së, janë takuar sot me 6 deputetë të Vetëvendosjes, që sipas tyre, të cilët janë shprehur se po flasin në emër të gjithë deputetëve të këtij subjekti politik.

”Në takimin e jashtëzakonshëm të SBASHK-ut  me kryetarët e nivelit komunal sindikal dhe të universiteteve, por edhe në takimin e Kryesisë ekzekutive të BSPK-së është analizuar rrjedha e protestës së 20 majit dhe ishte vlerësim i përbashkët se ky veprim sindikal  ka shënuar pjesëmarrje të madhe të sindikalistëve e veçmas të anëtarësisë së SBASHK-ut  dhe se ata meritojnë respekt të lartë për qëndrimin e dinjitetshëm gjatë marshimit dhe gjatë gjithë kohës sa ka zgjatur protesta.

SBASHK shpreh respekt  edhe për mirëkuptimin e nxënësve, studentëve  dhe të prindërve lidhur me apelin që të premten shkollat e Universitetet të mos punojnë ngase të punësuarit në këto institucione arsimore  ishin pjesë e protestës.

Në takimin e jashtëzakonshëm të SBASHK-ut  me kryetarët e nivelit komunal  sindikal dhe të universiteteve  dhe në takimin e Kryesisë ekzekutive të BSPK-së  duke debatuar për hapëtat e radhës u vendos unanimisht që të respektohet  detyrimi dhe obligimi nga Ligji mbi grevat që para se të shkohet  në grevën e përgjithshme të aktivizohet  ndërmjetësuesi ligjor për të  ndërmjetësuar  në nisjen e dialogut mes  BSPK-së dhe Qeverisë  e me qëllim të arritjes së marrëveshjes së pranueshme për kërkesat e anëtarësisë, marrëveshje kjo që është pastaj obligative.

Në kuadër ndihmesës që çështjet të zgjidhen me dialog  kryetari Rrahman Jasharaj bashkë me përfaqësues të tjerë të SBASHK-ut dje janë takuar me zvëvendësministrin Dukagjin Pupovci dhe anëtarë të kabinetit të ministres Nagavci për të bashkëbiseduar për angazhime të përbashkëta  në shërbim të arsimit dhe gjetjes së mundësive për zgjidhje të kërkesave legjitime të punëtorëve të arsimit pa  pasur nevojë për veprime të tjera sindikale. Të dy palët janë pajtuar që ta mbajnë të informuar njëra-tjetrën për çdo angazhime situatë të krijuar.

Po ashtu përfaqësuesit e SBASHK-ut në kuadër të delegacionit të BSPK-së sot janë takuar me 6 deputetë të VV-së, të cilët janë shprehur se po flasin në emër të gjithë deputetëve të këtij subjekti politik.

Përfaqësuesit sindikalë kanë ripërsëritur gjithë shqetësimet dhe kërkesat e anëtarësisë duke u shprehur se deri tani ka munguar gatishmëria e institucioneve për dialog dhe se kjo ka sjellë deri të veprimet sindikale që janë organizuar deri tani. Deputetët kanë dëgjuar me kujdes  gjithë diskutimet e përfaqësuesve sindikalë  e pastaj janë deklaruar se do të angazhohen që të vazhdojnë takimet e dialogu me deputetët,Komisionet Parlamentare, por edhe me Qeverinë me qëllim që bashkërisht të gjenden zgjidhje të pranueshme të kërkesave  legjitime të anëtarësisë e brenda mundësive reale të buxhetit.

Të nderuar anëtarë të SBASHK-ut urojmë që dialogu i nisur të vazhdojë  edhe përmes ndërmjetësuesit të licencuar dhe të arrihen marrëveshje  të pranueshme. SBASHK-u edhe një herë  shpreh respekt të lartë  për qëndrimin e dinjitetshëm të pjesëmarrësve në protestën e 20 majit , qëndrim ky që na bën të palëkundur  në mbrojtjen e interesit dhe kërkesave të anëtarësisë që nga çerdhet e deri në Universitete dhe sektorin e kulturës”.

SHIKO MË SHUMË

Vjosa Osmani i kërkon presidentes ta kthejë fotografinë e Ibrahim Rugovës

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tash deputete e LDK-së, ka reaguar lidhur me zhvendosjen...

Arrestohet në rajonin e Gjilanit një shtetas gjerman, policia ia gjen 43 armë të gjata automatike në veturë

Një shtetas gjerman është arrestuar sot në rajonin e Gjilanit nën dyshimin për përfshirje...

500 euro gjobë, pikë negative, konfiskim veture e ndalim vozitje- Policia ndëshkon tre shoferë në Ferizaj

Policia e Kosovës, ka njoftuar se në Ferizaj janë ndëshkuar tre persona për kundërvajtje...