Sateliti i spiunimit xhiron pallatin e Assadit: Izraeli publikon fotografitë e vilës presidenciale

PUBLIKUAR

“Times of Israel” e interpreton këtë si kërcënim qeverisë siriane apo demontsrim të forcës.

Me rastin e 30-vjetorit të lansimit të satelitit të parë izraelit të spiunimit, Ministria e mbrojtjes sot ka publikuar fotografi të tankeve siriane, aeroportit si dhe të Pallatit presidencial Basshar al Asad.

“Times of Israel” e interpreton këtë si kërcënim qeverisë siriane apo demontsrim të forcës.

Në tri fotografi, të cilat i ka bërë sateliti i spiunimit “Ofek 11” i lansuar para dy vitesh, pos Pallatit të popullit, siç është quajtur, shihen edhe tanket në bazën ushtarake siriane dhe aeroporti ndërkombëtar i Damaskut, i cili ka qenë objektivi i sulmit të supozuar të raketave izraelite të shtunën në mbrëmje.

Cak i atij sulmi ka qenë aeroplani i cili i përket Iranit e i cili supozohet se u ka dërguar armë forcave lojale të qeverisë siriane.

Portali përkujton se forcat izraelite deri më tash kanë bërë rreth 200 sulme ajrore kundër caqeve iraniane në Siri nga viti 2017./gazetametro.net

 

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...