Sasi e madhe droge konfiskohet në Reçicë të Vogël

PUBLIKUAR

Gjatë një kontrolli në shtëpinë dhe objektet ndihmëse të L.C(33) në fshatin Reçicë e Vogël e Tetovës, është gjetur një sasi e madhe e materies të ngjajshëm me barin , supozohet lëndë narkotike marihuanë dhe tableta ekstazi, transmeton Gazeta Express.

Siç informon,zëdhënësi i Sektorit për Punë të Brendshme në Tetovë, Marjan Josifovski, kontrolli për të cilin ka pasur urdhër gjyqësor është zbatuar në përiudhën prej orës 18 e 30 deri në orën 19 e 30.

“Gjatë kontrollit në përdhesen e shtëpisë është gjetur qese me barishte të panjohur, por që me siguri është marihuanë sasia e së cilës do vërtetohet, ndërsa në komodinë është gjetur edhe peshore digjitale me gjurmë të gjelbër në të. Në tri qese më të vogla të mbështjella janë gjetur gjithsej 131 tableta ekstazi në forma dhe madhësi të ndryshme. Çdo gjë që është gjetur është konfiskuar për procedurë të mëtutjeshme, ndërsa L. C. është marrë në stacionin policor Tetovë, i cili pasi është marrë në pyetje është liruar”, deklaroi Josifovski.

Pas zbardhjës së rastit në detale, do të parashtrohet kallëzim penal adekuat me procedurë të rregullt./Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...