Intervistë me gazetarën e Klan Kosovës – Sarandën.
LipjaniNews: Si lindi ideja për tu marrë me gazetari?
Saranda Bujupi – Rama: Nuk lindi, e solli lejleku…(hahaha) Edhe pse do të tingëlloi si diçka shumë e dëgjuar, por gazetaria si profesion më ka ngacmuar qysh ne shkollë fillore kur drejtoja programet festive të shkollës sime.
LipjaniNews: Qe sa vite je në Klan Kosova?
Saranda Bujupi – Rama: Në Klan Kosova jam qe nga Prilli i 2009-tës…kur edhe ishin muajt e parë të funksionimit të tij.
LipjaniNews: Çka është gazetaria për juve?
Saranda Bujupi – Rama: Për mua është çdo gjë. Për ata që pëlqejnë adrenalinën, eksplorimin, aventurën, rrezikun, triumfin, gazetaria i plotëson të gjitha, dhe jo vetëm.
LipjaniNews: A e keni pasur “ frikë” kamerën në fillimet e karrierës?
Saranda Bujupi – Rama: Frikë ?!..jo frikë jo…më shumë e kisha emëruar këtë ndjenjë si një aventurë të çuditshme e cila aq sa është e thjeshtë edhe të komplekson.
LipjaniNews: Si e mbani bilancin mes profesionit dhe jetës private?
Saranda Bujupi – Rama: Shumë vështirë por ja dalë… E dini pse..? Sepse profesioni është jeta ime… E bëjë me dashuri dhe pasion ashtu siç e bëjë edhe kujdesin e familjes , si nënë, grua, vajzë, mike.
LipjaniNews: A keni përkrahje nga familja?
Saranda Bujupi – Rama: Logjikisht. Secili prej nesh ka ëndrra dhe pasione të ndryshme. Ashtu si i respektojmë njerëzit si karakter ashtu vlerësojmë edhe profesionet e tyre.
LipjaniNews: Cilat janë tri gjëra pa të cilat nuk mundesh?
Saranda Bujupi – Rama: Zoti çka na ka falë, edhe mundet me na marr. E vështirë do të ishte jeta nëse nuk do t’i kisha familjen, shëndetin dhe punën.
LipjaniNews: A do e “tradhtosh” ndonjëherë Klanin për të punuar në ndonjë televizion tjetër?
Saranda Bujupi – Rama: Momentalisht jo. Jam familjarizuar këtu ku jam.
LipjaniNews: Për çka e konsideron vetën me fat?
Saranda Bujupi – Rama: Për çdo gjë që kam.
LipjaniNews: A jeni tip impulsive ( temperamente)?
Saranda Bujupi – Rama: Çka është ajo? hahaha… Jooo është dicka komplet e kundërt me karakterin tim, jam shumë e qetë edhe e hapur për çdo lloj situate.
LipjaniNews: A ju paguajnë mirë në Klan?
Saranda Bujupi – Rama: Mundem me u përgjigj, por konsiderojë që nuk duhet.








